E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Politikë

PS depoziton në Kuvend kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkoesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD, pas trazirave të ditës së djeshme.

Në kërkesën e PS-së theksohet se dhuna e deputetëve demokratë cenoi punën e parlamentit dhe vuri edhe në rrezik jetën e deputetëve.

Reklamë

Reklamë

Në dokumentin e firmosur nga deputetët e mazhorancës vihet në dukje se sjellja e kolegëve të opozitës në sallën e seancave plenare dhe djegia e karrigeve kanë cenuar imazhin e parlamentit.

Në kërkesë nuk specifikohet masa e dënimit për deputetët e opozitës, por rregullorja parashikon përjashtim nga parlamenti deri në 60 ditë.

Nëse kërkesa e PS miratohet në seancën e së enjtes do të mungojnë më shumë se gjysma e Grupit Parlamentar demokrat. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë