Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

U arrestua në Brazli, del foto e Ervin Matës,...

Mbrohej nga 60 burra të armatosur, arrestohet “El Jardinero”,...

Momente paniku në Turqi! I moshuari futet me hanxhar...

Aksident i rëndë hekurudhor në Indonezi, 14 të vdekur...

I dyshuari për sulmin në Uashington akuzohet për tentativë...

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me...

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ervin...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë...

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës!...

Policia e çoi në SPAK bashkë me deputetë të tjerë të opozitës, Bardhi: Protestat rrezikojnë pushtetin e Edi Ramës

1 Tetor 14:32

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pasi policia çoi në SPAK atë dhe 22 deputetë të tjerë të opozitës për trazirat e shkaktuara në Kuvend.

Ai thotë se grupi i PD është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve.

Lexo edhe :

Related Posts

23 deputetë të PD paditen në SPAK, akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës

Më tej Bardhi shprehet se nga protesta nuk i rrezikohet jeta askujt, por vetëm pushteti personal i Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën.

Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë.

Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.

Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minut, çdo orë dhe çdo ditë.

Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo  grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
bardhi Kuvendi policia

Nga e njëjta kategori

U arrestua në Brazli, del foto e Ervin Matës, bosi i drogës u kap me pasaportë bullgare të skaduar

më shumë...

Hapet Tiranë-Durrës! Çlirohet trafiku drejt kryeqytetit, pritet loti i dytë nga ARRSH

më shumë...

Merr fund arratia, çfarë pritet të ndodhë me Ervin Matën pas arrestimit në Brazil

më shumë...

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

U arrestua në Brazli, del foto e...

10:36

Mbrohej nga 60 burra të armatosur, arrestohet...

10:25

Hapet Tiranë-Durrës! Çlirohet trafiku drejt kryeqytetit, pritet...

10:02

Merr fund arratia, çfarë pritet të ndodhë...

9:52

Momente paniku në Turqi! I moshuari futet...

9:50

Sot seanca vendimtare, LDK propozon Vjosa Osmanin...

9:40

Aksident i rëndë hekurudhor në Indonezi, 14...

9:35

I dyshuari për sulmin në Uashington akuzohet...

8:46

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Sot seanca...

8:40

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i...

8:22

 “Çështjet financiare mund të kërkojnë vëmendje”, parashikimi...

1:01

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam...

12:20

“Dashuria e ndaluar” e Olës dhe Adit,...

12:00

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen...

11:43

Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë...

11:36

Dj Bujaka tregon historinë e njohjes me...

10:39

Disa mënyra për ta marrë magnezin pa...

10:33

Një plumb “qorr” në ’97 i la...

10:23

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë,...

10:18

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.