Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Gjermania fillon kontrollet në pikat kufitare

18 Shtator 19:32

Gjermania filloi të hënën kontrollet në gjitha pikëkalimet kufitare tokësore, ndërsa qeveria përpiqet të frenojë emigracionin e parregullt.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgëell, shumë vende fqinje të Gjermanisë e kanë kritikuar planin e Berlinit, për të cilin thonë se minon parimin themelor të Bashkimit Evropian për lirinë e lëvizjes.

Policia gjermane dhe roja kufitare filluan të hënën kontrollin në të gjitha vendkalimet tokësore të individëve që futen në vend.

Autoritetet thonë se po vënë në shënjestër ata që dyshohet të jenë emigrantë të paligjshëm.

“Duam të mbajmë në minimum shqetësimin për udhëtarët dhe transportin e mallrave”, thotë Dieter Hutt, zëdhënës i Policisë Federale të Gjermanisë.

Vendet anëtare mund bëjnë kontrolle në kufi në rast të kërcënimeve serioze për politikat publike apo sigurinë e brendshme.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se masa ishte e nevojshme.

“Numri i emigrantëve që futen në Gjermani në mënyrë të parregullt është shumë i madh”, tha Kancelari Scholz.

Në vitin 2015, pas Pranverës Arabe, Gjermania pranoi më shumë se një milion emigrantë. Gjithashtu, ky vend strehon më shumë se një milion refugjatë ukrainas.

Fluksi nxiti një reagim të ashpër mes votuesve gjermanë, të cilët mbështetën partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, duke shënuar një fitore të papritur në zgjedhjet e fundit rajonale.

Shumë nga fqinjët e Gjermanisë kanë reaguar me zemërim lidhur me kontrollet në kufi.

“Padyshim që situata e brendshme politike në Gjermani ka ndikuar në hedhjen e këtyre hapave dhe jo politika jonë ndaj imigracionit të paligjshëm në kufijtë tanë”, tha Kryeministri polak Donald Tusk.

Kontrollet kufitare mund të minojnë unitetin evropian në terma afatgjatë, thotë për Zërin e Amerikës analisti Raphael Bossong.

“Mund të përkeqësojë më tej prirjen e akuzave të ndërsjella, forcimin e të djathtës ekstreme dhe rritjen e euroskepticizmit. Nuk e dimë se ku do të përfundojmë me këtë lloj prirje”.

Gjermania po shton gjithashtu kthimin e atyre që nuk u është pranuar kërkesa për azil. Analisti Bossong thotë se kjo është një çështje e komplikuar.

“Nuk po flasim për transportin e mallrave por për njerëz. Po ashtu po përballemi me shtytës të ndryshëm të migrimit të çrregullt.

Disa mund të përpiqen të përfitojnë nga stimujt të ndryshëm, të tjerët më pak, duke patur parasysh luftërat e ndryshme dhe konfliktin në Evropë. Këto gjëra nuk janë nën kontrollin tonë.”

Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë gjermane tha kohët e fundit se Berlini mund të kërkojë të arrijë një marrëveshje me Ruandën për t’i dërguar azilkërkuesit atje në pritje të shqyrtimit të dokumenteve.

Në muajin korrik, Britania hoqi dorë nga një plan i ngjashëm./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Gjermania Kontrollet Pika Kufitare Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit me magnitudë 7.7

më shumë...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

më shumë...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në fuqi

më shumë...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse nga fronti rus, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do t’ju qëlloj me tank

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.