Në intervistën e emisionit “vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti, Mimi Kodheli tregoi momentin më të vështirë në politikë gjatë eksperiencës 22 vjeçare.
Ajo cilësoi rrëzimin e një avioni, ku humbën jetën dy pilotë si momentin më të vështirë, në kohën kur Kodheli mbante postin si ministre e Mbrojtjes.
Mimi Kodheli tha se i kishte takuar vetëm pak ditë më parë pilotët, si dhe kishte zgjedhur që familjarët t’a merrnim vesh lajmin e hidhur nga vetë ajo.
“Mund të ketë pasur disa siklete në politikë, por në përgjegjësinë si ministre e Mbrojtjes kam kaluar disa moment të vështira. Një moment i vështirë ka qenë rrëzimi i avionit dhe humbja e jetës së dy pilotëve. Për disa arsye, së pari unë isha titullari i tyre, e dyta unë i kisha takuar vetëm 2 ditë më parë dhe së treti njëri nga ta ishte në moshën e djalit tim. Akoma më e dhimshme ishte se vendosa unë t’ua thoja familjarëve të tyre”, tha Kodheli. /vizionplus.tv





