Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh drejtuesit e...

Irani shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe kërcënimeve nga...

Dembele vendos, Kane nuk mjafton! PSG ndal Bayernin dhe...

Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas...

Macron dënon sulmet e pajustifikuara kundër Emirateve të Bashkuara...

Berisha në takim me demokratët: Protestat do të vazhdojnë...

Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekonomisë,...

Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme nëse Irani...

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, publikohen formacionet zyrtare

U vra nga policia serbe, Prokuroria e Beogradit jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

8 Gusht 20:51

Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar, njoftoi të enjten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).

MPJD shkroi në Facebook se, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, dhe ambasadori Jetish Jashari, po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nuk derdhi asnjë pikë lot”, dëshmitarët rrëfejnë momentin kur nëna e Faton Hajrizit puthi në ballë të birin e vrarë nga serbët

“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, konfirmoi muajin e kaluar Ministria e Jashtme.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.

Më 23 korrik, Arianit Koci, avokat nga Kosova, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ishte autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha në korrik se dorasi i dyshuar i policit u vra në vendin e quajtur Banja Kovilaça, pasi autoritetet serbe kishin qenë në kërkim të tij që nga vrasja e policit.

Sipas tij, ai ishte fshehur buzë lumit Drina, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar atë.

Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.

Hajrizi dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani./rel

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
Faton Hajrizi Policia serbe Prokuroria

Nga e njëjta kategori

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

më shumë...

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, 56 prej tyre përfundojnë në spital

më shumë...

I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

më shumë...

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:48

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh...

9:38

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, reagon Policia:...

9:32

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

9:18

“Një mundësi e re mund të vijë”,...

8:48

Irani shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe...

8:40

Rikthehen reshjet e shiut në disa zona,...

8:23

E rëndë në Devoll/ 60-vjeçari bie nga...

8:16

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, 56...

11:09

Dembele vendos, Kane nuk mjafton! PSG ndal...

10:38

Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

10:23

Ka 3 momente në jetë kur truri...

9:45

I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet...

9:24

Macron dënon sulmet e pajustifikuara kundër Emirateve...

8:55

Berisha në takim me demokratët: Protestat do...

8:40

Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja...

8:36

Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme...

8:10

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, publikohen formacionet...

7:32

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës,...

7:28

Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000...

7:04

Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.