Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 April 2026
Vizion fokus

Belgjika si një portë e re për emigrantët drejt...

Berisha porosi krerëve të degëve: Riorganizoni partinë, Rama del...

Shtatë anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Merz: SHBA-ja po poshtërohet nga udhëheqja iraniane

Italia në botëror? I dërguari i Trump flet sërish

Ministri Hoxha mohon fyerjet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e...

E djathta ekstreme dhe socialdemokratët në Rumani bashkëpunojnë për...

E BUJSHME/ Kristian Prenga do të ndeshet me Anthony...

Starmer përballet me një hetim të mundshëm parlamentar për...

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von der...

Ushtria izraelite vë në shënjestër tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

30 Maj 20:06

Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda, ndërsa përpiqet të shkatërrojë grupin militant Hamas.

Marrja nën kontroll e Korridorit të Filadelfit mund të ndërlikojë marrëdhëniet e Izraelit me Egjiptin, që ka shprehur pakënaqësinë lidhur me përparimin e Izraelit drejt kufirit të tij. Izraeli thotë se ky korridor është i mbushur me tunele nga ku hyjnë kontrabandë armë dhe mallra të tjera për Hamasin – pavarësisht nga bllokada shumëvjeçare e vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.

Izraeli vazhdoi gjithashtu inkursionin në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë po strehohen për t’u shpëtuar luftimeve dhe ku dhuna e intensifikuar e ditëve të fundit ka shkaktuar vdekjen e dhjetra palestinezëve.

Egjipti thotë se çdo shtim i numrit të trupave në zonën strategjike kufitare do të shkelte marrëveshjen e paqes të vitit 1979 dhe është ankuar për marrjen nën kontroll nga Izraeli të pikës kufitare Rafah, i vetmi vendkalim midis Gazës dhe Egjiptit.

“Korridori i Filadelfit shërben si linjë oksigjeni për Hamasin dhe përmes tij Hamasi kryen rregullisht kontrabandën e armëve në Gazë,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admiral Daniel Hagari.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Izraeli e kishte njoftuar Egjiptin për aksionin. Duke folur në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret ushtarake, zëdhënësi tha se ishin gjetur rreth 20 tunele si dhe 82 pika nga mund të hyhej në këto tunele. Nuk ishte e qartë nëse tunelet ishin aktualisht në përdorim. Korridori është pjesë e një zone më të madhe të çmilitarizuar përgjatë gjithë kufirit Izrael-Egjipt.

Sipas marrëveshjes së paqes, secila nga palët lejohet të vendosë vetëm një numër të vogël trupash ose rojesh kufitare në zonë, megjithëse këto numra mund të modifikohen me marrëveshje të ndërsjellë. Në kohën e marrëveshjes, trupat izraelite kontrollonin Gazën, derisa Izraeli i tërhoqi forcat e tij në vitin 2005.

Televizioni shtetëror i Egjiptit, Al-Qahera News, njoftoi se nuk kishte pasur “asnjë komunikim me palën izraelite” në lidhje me pretendimet për gjetjen e tuneleve në kufi. Egjipti ka shprehur vazhdimisht shqetësime se ofensiva izraelite mund t’i shtyjë palestinezët matanë kufirit – një skenar që Egjipti thotë se është i papranueshëm.

Hamasi e ka pasur nën kontroll kufirin që nga marrja e Gazës në vitin 2007 dhe që atëherë janë hapur tunele kontrabande nën kufirin Gazë-Egjipt për të shmangur bllokadën izraelito-egjiptiane.

Gjatë dekadës së fundit ushtria egjiptiane ka goditur tunelet dhe ka shkatërruar qindra prej tyre.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se zyrtarët izraelitë e kishin informuar ekipin e presidentit Joe Biden se kapja e Korridorit të Filadelfit do të ishte në përputhje me operacionin tokësor “të kufizuar” në Rafah.

Po të mërkurën, Këshilltari i Sigurisë kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegb tha se lufta që filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ka të ngjarë të zgjasë deri në fund të vitit – një parashikim i zymtë për një konflikt që ka shkaktuar vdekjen e dhjetra-mijëra vetëve, ka thelluar izolimin global të Izraelit dhe e ka çuar rajonin në prag të një konflikti më të gjerë./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Egjipt Hamasi Izraeli Tunele

Nga e njëjta kategori

Kriza presidenciale në Kosovë, Konjufca dhe Kollçaku tërheqin kandidaturat

më shumë...

Belgjika si një portë e re për emigrantët drejt Britanisë së Madhe

më shumë...

Berisha porosi krerëve të degëve: Riorganizoni partinë, Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne

më shumë...

Shtatë anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:26

Kriza presidenciale në Kosovë, Konjufca dhe Kollçaku...

7:16

Belgjika si një portë e re për...

6:53

Berisha porosi krerëve të degëve: Riorganizoni partinë,...

6:34

Shtatë anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit

6:19

Merz: SHBA-ja po poshtërohet nga udhëheqja iraniane

6:10

Opozita bojkotoi seancën për zgjedhjen e Presidentit,...

5:55

Italia në botëror? I dërguari i Trump...

5:50

Ministri Hoxha mohon fyerjet ndaj shqiptarëve në...

5:42

E djathta ekstreme dhe socialdemokratët në Rumani...

5:18

E BUJSHME/ Kristian Prenga do të ndeshet...

5:14

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, panik...

4:55

Starmer përballet me një hetim të mundshëm...

4:51

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula...

4:42

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:28

Operacioni “Foleja 6”/ Ushtronin prostitucion në apartamentet...

4:10

Presidenti i Libanit kundër Hezbollahut: Tërheqja e...

4:00

Sot tjetër eliminim në fermë, publiku ka...

3:44

Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk...

3:41

Presidenti, afati drejt përfundimit, nëse partitë nuk...

3:33

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përplasen...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.