Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për Ajetollahun do...

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër viktima e...

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm lëvizjen e...

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645 viktima, mbi...

Edi Rama ironizon protestat, poston foto për ditëlindjen e...

Rusia thotë se ka pushtuar një qytet ukrainas: Kemi...

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelensky kërkon...

Bylykbashi nuk garon për detyrën e nënkryetarit të PD

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje...

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Të mbrojmë liritë...

Arrestohet në Dubai Dar Çopja, përplasja e bujshme me Alibejt që terrorizoi Elbasanin

22 Maj 11:14

Policia njofton arrestimin e shqiptarit Hajdari Bako (Çopja) në Dubai, i dënuar nga gjykata me 4 vite burg.

“u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, raporton policia duke theksuar s epo vijon puna për ekstradimin e tij nga Dubai në Shqipëri.

Lexo edhe :

Related Posts

Amarildo Nikolli i zbulon drejtësisë vrasjet e bujshme, Giovanna i shkon në burg me fustan nusërie (VIDEO)
Klevis Alla "kyçet" 25 vjet në burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia
Nuredin Dumani “minierë ari” për të huajt, merret në pyetje nga agjentët italianë, ka informacione për ngjarje kriminale jashtë vendit
Pagoi Nuredin Dumanin t'i vriste gruan, dënohet me 1.4 vite burg avokati Alban Bengasi

Kush është Dar Çopja

Hajdar Çopja është një personazh i njohur në Elbasan dhe Dubai për shkak edhe të përplasjes me vëllezërit Alibej. Ai rezulton në dosjen e SPAK mbi Nuredin Dumanin dhe deklarimet e tij para prokurorëve.

Dari i Elbasanit shfaqet si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdar Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehet Dumani.

Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ja përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron gjithashtu në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt.

Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vrasjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

“…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…”, thotë Dumani. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
dar copja erdal durunay Erjon Alibej hajdar copja

Nga e njëjta kategori

Trafik droge nga Kanadaja drejt Shqipërisë, policia sekuestron 89 pako kanabis me vlerë 250 mijë euro

më shumë...

Pritshmëritë për sezonin turistik, operatorët optimistë pavarësisht rritjes së çmimeve

më shumë...

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Të mbrojmë liritë nga kërcënimi komunist

më shumë...

Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i merr jetën 42-vjeçarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:30

Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për...

3:18

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër...

2:51

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në...

2:40

U rrëzua teksa zbriste nga autobusi, e...

2:16

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm...

2:02

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645...

1:27

Trafik droge nga Kanadaja drejt Shqipërisë, policia...

12:52

Aplikimet për kreditë e buta, nis faza...

12:48

Pritshmëritë për sezonin turistik, operatorët optimistë pavarësisht...

12:33

Shuhet aktori i madh Koço Qendro, ikona...

12:18

Edi Rama ironizon protestat, poston foto për...

12:13

Zjarri shkrumbon malin e Shëngjinit, terreni vështirëson...

11:30

Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin,...

11:21

Rusia thotë se ka pushtuar një qytet...

11:00

Sulmi rus vret të paktën katër persona,...

10:19

Qarkullonte i armatosur dhe me radio të...

9:53

Bylykbashi nuk garon për detyrën e nënkryetarit...

9:17

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e...

9:01

Zjarri në malin e Shëngjinit shkrumbon sipërfaqe...

8:51

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Të...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i me...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore
  • Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin, Skënder Hita i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.