Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që nga fillimi...

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Klevis Alla “kyçet” 25 vjet në burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia

2 Prill 12:07

Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Ndërkohë gjykata ka vendosur pafajësinë për Altin Ndocin.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët, Irena Gjoka, Erjon Cela dhe Erjon Bani, bazuar në nenet 379, 380, 383, 384, 388/1, gërma “d”, 389, 390, 393, 415, si dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

Lexo edhe :

Related Posts

"Dumani vrau vëllezërit Haxhia"/ Klevis Alla rrëfehet: I qëlloi me dy herë për tu siguruar që kanë vdekur
Arrestohet në Dubai Dar Çopja, përplasja e bujshme me Alibejt që terrorizoi Elbasanin
I penduari rrëfen 4 vrasje; Henrik Hoxhaj tregon ekzekutimet që u paguan nga Nuredim Dumani

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale të “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,  në dëm të viktimave Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”  parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.                              

2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, në dëm të viktimave Marsel Jashari dhe Anisa Çupi, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.6. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Klevis Alla me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendim.

Vëllezërit Haxhia u vranë në Shënavlash të Durrësit. Ata u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba.

Alla kishte treguar se autor i vrasjes ishte i penduari tjetër i drejtësisë, Nuredin Dumani, dhe një person tjetër.

Në dëshminë e tij ai tha se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Duminin i cili mbante në kokë një kapuç dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër të cilin dëshmitari thotë se nuk e njihte por dyshohet të ketë qenë Henrik Hoxha, i cili në dëshminë e tij e ka pranuar përfshirjen në krim. Para gjykatës, Alla pranoi se e ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar, dhe ai “nuk është vonuar shumë dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit”.

“Sapo makina tip “Golf 6″ është afruar,  Nuredin Dumani ka ulur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar, ndërsa autori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Nuredini ka zbritur nga makina dhe është afruar ku ka qëlluar sërish mbi ta. Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës”, ka dëshmuar ai.

Më tej ai kishte treguar më tej se e ka braktisur makinën “Mercedez Benz” disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit. Një ditë pas krimit, Alla kishte lëvizur makinën nga vendi ku e kishte lënë pasi, kishte parë se në zonë kishte lëvizje të policisë.

“Të nesërmen kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëviznin disa policë”, thuhej në dëshminë e tij. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Klevis Alla Nuredin Dumani vellezerit haxhia

Nga e njëjta kategori

Autori i dyshuar, Sokrat Vata

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po ndjekim rastin, s’kemi ende informacion zyrtar

më shumë...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu përplaset me bordurën

më shumë...

U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:44

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që...

10:41

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

10:23

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

Autori i dyshuar, Sokrat Vata
10:22

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria...

9:54

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump:...

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.