Vetëm pak orë i ka zgjatur liria e përfituar nga amnistia Sokol Sinomatajt, i njohur ndryshe si Buzëderri, një nga anëtarët më famëkeq të bandës së Gaxhait në Vlorë.
Sinomataj pasi u lirua mesditën e së mërkurës nga burgu i Fushë-Krujës, është vënë në pranga pak orë më pas nga policia e Vlorës, pasi ndaj tij kishte një vendim dhënë nga gjykata e Milanos që e kishte dënuar 46-vjeçarin me 12 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik emigrantësh.
Lexo edhe :
Related Posts
Në momentin e arrestimit Sokol Sinomataj ishte në shoqërinë e vëllait të tij. Burimet bëjnë me dije se Drejtoria e Policisë së Vlorës e kishte në duar më herët vendimin e Gjykatës italiane, por nuk dihen ende arsyet se pse ky urdhër nuk është zbatuar në kohën kur Sinomataj ishte brenda në qeli, por është pritur që ai të lirohet.
Pas amnistisë, ekzistonte mundësia e arratisjes, por fatmirësisht atij i janë vendosur prangat sapo ka hyrë në qytetin e Vlorës.
Sokol Sinomataj është babai i Gëzim Sinomatajt, i riu i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në janar të këtij viti në Vlorë. Kjo vrasje është ende e pazbuluar nga policia, por dyshohet se krimi lidhet me të shkuarën kriminale të babait të viktimës.
Sinomataj ka qënë në vitin 1997 anëtar i bandës së Gaxhait dhe i dënuar më heret për vrasje. Ndërkohë në vitin 2017 ai u largua drejt Belgjikës ku u arrestua për trafik droge dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.
/vizionplus.tv/







