Policia ka zbuluar një tjetër bazë me armë zjarri dhe me municion luftarak.
Si rezultat i operacionit “Hills 2”, në Sukth, u zbulua një bazë, ku mbaheshin armë zjarri, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.
Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës Adem Salillari.
Ndërkohë edhe disa ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.
Gjatë këtij operacioni, u arrestuan dy të rinj të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.
Por baza më e madhe ishte ajo e zbuluar pak ditë më parë në fshatin Babice të Vlorës ku u gjetën armë të llojeve të ndryshme dhe pajisje të tjera. Në pranga përfundoi Luciano Deraj i cili dyshohet si anëtari i një grupi me rrezikshmëri të lartë kriminale që vepron në jug të vendit./vizionplus.tv/







