E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dalin pamjet nga baza e armëve në Durrës, çfarë gjeti policia në banesën e Adem Salillarit

Publikohen pamjet nga baza e armatimeve që u zbulua nga Policia e Durrësit në fshatin e Sukthit.

Blutë e Durrësit njoftuan më herët se arrestuan pronarin e banesës ku u gjetën municionet dhe armët. Bëhet fjalë pë Adem Salillarin. Ka dyshime se baza e armëve shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.

Siç duket edhe nga pamjet, Adem Salillari kishte fshehur municionet në rafte të fshehta nëpër mure dhe në dollape.

Në banesën e Salillarit policia gjeti: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

2 ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë