Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Koreja e Veriut e lëshon një raketë balistike e cila mund t’i arrijë bazat e largëta amerikane

14 Janar 14:53

Koreja e Veriut e ka shkrepur një raketë të dyshuar balistike me rreze të mesme veprimi drejt detit të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Lëshimi i kësaj rakete vjen dy muaj pasi Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar motorë për një raketë, të cilën është më e vështirë ta vëresh dhe e cila është në gjendje t’i godasë caqet e largëta amerikane në rajon, raporton Associated Press.

Kjo ishte raketa e parë e lëshuar nga Veriu këtë vit.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut mund t’i shpeshtojë testimet raketore provokuese në përpjekje për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Korenë e Jugut në prill dhe në zgjedhje presidenciale të SHBA-së në nëntor.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha në një komunikatë se e vërejti lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut të dielën.

Raketa fluturoi drejt ujërave lindor të Veriut, sipas tij.

Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë duke i analizuar hollësitë shtesë të lëshimit të raketës, ndërsa ushtria jugkoreane është në gatishmëri, thuhet në komunikatë.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se e ka vërejtur një raketë të mundshme balistike të Veriut. Raketa besohet të këtë rënë në oqean, sipas saj.

Në nëntor, mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se ajo kishte testuar suksesshëm motorë me lëndë djegëse të ngurta për një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, për të cilin vëzhguesit thonë se me gjasë është e ndërtuar për t’i goditur bazat ushtarake të SHBA-së në Okinava, në Japoni dhe në territorin paqëso amerikan, Guam.

Raketat me lëndë djegëse të ngurta është më vështirë t’i vëresh kur lëshohen, krahasuar me raketat me lëndë djegëse të lëngshme, të cilat duhet të mbushen para lëshimit dhe nuk mund të zgjasin gjatë.

Hera e fundit kur Koreja e Veriut e shkrepi haptazi një raketë ishte më 18 dhjetor, kur e testoi raketën balistike interkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-18, e cila është arma më e avancuar e saj.

Hwasong-18 është e ndërtuar për ta goditur tokën amerikane.

Në ditët e fundit, Koreja e Veriut e ka përshkallëzuar retoriken e luftës kundër atyre që i konsideron armiq.

Në dhjetor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se Peniani nuk do të ngurrojë të kryejë sulm bërthamor, nëse “një armik na provokon me armë bërthamore”.

Ai gjithashtu është zotuar se do t’i lëshojë edhe tre satelitë të tjerë spiunë ushtarakë, se do të prodhojë më shumë materiale bërthamore dhe dronë luftarakë modernë gjatë vitit 2024.

Vëzhguesit thonë se Kimi beson se rritja e kapaciteteve bërthamore do t’ia japë atij një tjetër mundësi për ta thirrur një samit të madh diplomatik me SHBA-në, për të siguruar zbutjen e sanksioneve, nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kore e Veriut Rakete Balistike SHBA

Nga e njëjta kategori

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin për pazar në Greqi e Maqedoni

më shumë...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U bashkuan edhe socialistë!

më shumë...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.