Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një...

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga Irani do...

BE dhe SHBA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet kritike!

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë u diskutua

Alarm në Gjermani, 300 zyrtarë të lartë bien viktima...

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

Macron: Nuk do të merrem me politikë pas vitit...

Kancelari Merz: Anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës në BE...

Apeli shtyu seancën për Veliajn, reagojnë avokatët: Po krijohet...

Netanyahu diagnostikohet me kancer, zbulon se i është nënshtruar...

Letra e papublikuar e Mbretëreshës për princeshë Dianën, që i dha fund martesës me Charles

28 Gusht 16:35

Martesa përrallore e Princesh Dianës dhe princit Charles (tashme mbreti Charles III), pas 15 vitesh përfundoi në Divorc. Një dashuri e kurorëzuar në martesë në vitin 1981 dhe divorcuar zyrtarisht në 1996, edhe pse çifti i familjes mbretërore ishin ndarë 4 vite më herët se ndarja formale.

 

Thuhet se princeshë Diana nuk kishte dëshirë për zgjidhjen e kësaj martese, por një letër e mbërritur nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, i vendosi vulën.

 

E vulosur me stemën e Shtëpisë në Windsor, letra e shkruar me dorë mbërriti në duart e princeshës pas një interviste që ajo kishte dhënë për ‘Panorama’ me një gazetar të BBC që dukshëm gënjente për vjehërrit e saj  dhe kërkonte të përfitonte nga një grua e pambrojtur në ato momente si princesh Diana, një intervistë e realizuar në vitin 1995. Në këtë intervistë Diana shprehu fjalinë që: “Në këtë martesë ne ishim 3”, duke ju referuar dhe Camilla-s sot gruaja e mbretit Charles III.

 

Kjo intervistë u ndoq nga 22.8 milionë shikues dhe shkaktoi një turp të madh për familjen mbretërore. Pasi publiku mbajti anën e princeshës së ndjerë kjo e ‘tërboi’ mbretëreshën dhe e quajti familjen e princit si armike. Ky ishte shkaku që shtyu mbretëreshën Elizabeth II të shkruante letrën.

 

“Jam konsultuar me Kryepeshkopin e Canterbury-t dhe me kryeministrin dhe, natyrisht, me Charles, dhe ne kemi vendosur që rruga më e mirë për ju është divorci”- shkruante në letër.

 

Thuhet se kjo e detyroi Dianën të pranonte se tashmë divorci ishte shumë pranë. Ditë më vonë, Buckingham Palace njoftoi zyrtarisht divorcin në një deklaratë duke thënë se: “Pas shqyrtimit të situatës aktuale, Mbretëresha … u dha atyre pikëpamjen e tyre, të mbështetur nga Duka i Edinburgut [princi i ndjerë Philip], se një divorc i hershëm është i dëshirueshëm”.

 

Një vit më pas, më 28 gusht 1996, divorci ishte zyrtarizuar. Ajo i dha fund martesës së çiftit që filloi me një ceremoni të madhe përrallash në Katedralen e Shën Palit më 29 korrik 1981.

 

Në një marrëveshjeje, Charles dhe Diana ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e djemve të tyre, Princit William dhe Princit Harry. Thuhet se Dianës iu dha një shumë e përgjithshme prej 17 milionë £ së bashku me 350,000 £ çdo vit për të drejtuar zyrën e saj private. Ajo gjithashtu u lejua të mbante apartamentet e saj në Pallatin Kensington.

 

Megjithatë titulli ‘Lartësia juaj’ iu hoq dhe më pas u bë e njohur si  Diana, Princesha e Uellsit.

 

Kjo situatë sipas shërbëtorit të saj Paul Burrell, shkaktoi një jetë të vështirë për Princeshën dhe William atëherë 14 vjeç. Ai ju drejtua mamasë së tij duke i thënë: “Mos u shqetëso mami, unë do t’jua kthej një ditë lumturinë kur të jem Mbret”.

 

Megjithatë, ky premtim i William për t’i kthyer nënës lumturinë u bë edhe më zemërthyes pothuajse saktësisht një vit pas divorcit. Diana vdiq pas një aksidenti me makinë në Paris më 31 gusht 1997, së bashku me shokun e saj Dodi Fayed një tragjedi që sot mbush plotë 25 vjet.

Posted Under:
Bota Lifestyle
Tagged:
Letra mbreti charles Ndarje princesh diana

Nga e njëjta kategori

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në mëngjes

më shumë...

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga Irani do të konsiderohet shkelje e armëpushimit

më shumë...

BE dhe SHBA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet kritike!

më shumë...

Alarm në Gjermani, 300 zyrtarë të lartë bien viktima të sulmeve kibernetike ‘phishing’! Mes tyre presidentja e Bundestagut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:10

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

5:43

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me...

5:39

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga...

5:24

BE dhe SHBA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për...

5:16

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë...

5:04

Alarm në Gjermani, 300 zyrtarë të lartë...

4:58

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

4:51

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:38

Macron: Nuk do të merrem me politikë...

4:27

Kancelari Merz: Anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës...

4:14

Apeli shtyu seancën për Veliajn, reagojnë avokatët:...

4:02

Sulmi në Banjskë, dy persona dënohen me...

3:35

Netanyahu diagnostikohet me kancer, zbulon se i...

3:05

Hoxha nga Forumi i Delfit: Zgjerimi i...

2:59

BE jep 16 milionë euro për pyjet...

2:50

Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë...

2:42

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës...

2:28

“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato:...

1:53

“Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajzat...

1:29

Rrugëve të Sarandës me pistoletë me vete,...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për ndryshimet edhe t...
  • Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.