Kryeministri Edi Rama priti në një takim ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka dhënë detaje mbi takimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama thekson se bisedoi me ambasadorin për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona.
Gjithshtu në qendër të diskutimit ka qenë edhe Samiti i NATO-s, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Postimi i Ramës:
Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës🇦🇱🤝🇺🇸





