Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

I dërguari kinez viziton Kievin për bisedime lidhur me arritjen e një “zgjidhjeje politike”

17 Maj 15:42

I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, ka arritur në Kiev për bisedime me zyrtarë të lartë ukrainas. Kjo është vizita e nivelit më të lartë e zhvilluar nga përfaqësuesit e Kinës në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar.

 

Pekini, që nuk ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, tha se vizita e Li më 17 maj ka në qendër diskutimet për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë.

 

Shtetet perëndimore më herët gjatë këtij viti kundërshtuan propozimin kinez prej 12 pikash që bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Ky plan u kundërshtua për shkak se përfshin kërkesat kryesore të Rusisë.

 

Li, ish-ambasador në Rusi, po ashtu do të vizitojë Poloninë, Francën dhe Gjermaninë, tha Ministria e Jashtme kineze, pa dhënë detaje se kur do të zhvillohen këto vizita.

 

Vizita e Li në Ukrainë vjen në kohën kur shtetet e Bashkimit Evropian po diskutojnë për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, që po ashtu do të shënjestrojë firmat kineze dhe iraniane që mbështesin Moskën dhe që mundësojnë eksportet në shtetet e treta, duke shkelur kufizimet ekzistuese të vendosura në tregti.

 

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar deklaroi për Reuters se Ukraina po gjen gjithnjë e më shumë komponentë nga Kina në armët që Rusia po përdor në Ukrainë.

 

Ende është e paqartë nëse Zelensky do të takohet me të dërguarin e Kinës.

 

Në fushëbetejë, Rusia ka vazhduar presionin në qytetin lindor të Bahmutit dhe sipas ushtrisë ukrainase, Moska ka sulmuar me artileri objektivët civilë edhe në jug të Ukrainës.

 

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, në ditën e kaluar Rusia ka kryer 55 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në Bahmut. Ushtria shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bahmut, qytet që është shndërruar në epiqendër të përpjekjeve të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
bisedime lufte Ukraine zyrtari kinez

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia, për pak më vdiq gruaja! Sot jemi më keq se në vitin 1990

më shumë...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.