Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë...

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një...

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët, dërgohen...

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes tubacionit Druzhba

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit...

“Plan ambicioz për bujqësinë dhe zhvillimin urban”/ Eriselda Sefa: Lushnja po transformohet, kemi nisur investime të mëdha

4 Maj 19:57

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Lushnjë, Eriselda Sefa, në një intervistë për Vizion Plus ka treguar fokusin e programit të saj elektoral për 4 vitet e ardhshme.

 

Sefa iu përgjigj gjithashtu pyetjeve lidhur me investimet në këtë zonë si dhe përballjes me kundërshtarin gjatë fushatës elektorale.

 

Përse keni zgjedhur që të kërkoni një mandat të dytë për Bashkinë Lushnjë?

 

“Unë një vit më parë mora votëbesimin e qytetarëve të Lushnjës dhe prej një viti shumë projekte ambicioze në gjithë territorin e Bashkisë Lushnjë kanë filluar të marrin jetë, projekte të tjera janë në proces dhe mendoj se një mandat 4-vjeçar më duhet që të gjithë këto punë të realizohen dhe gjithë qytetarët e Lushnjës të marrin impaktin e atij votëbesimi që mua më dhanë një vit më parë”, tha ajo.

 

Cilat janë problemet kryesore përfshirë dhe projekte që mendoni se do të zgjidhni nëse fitoni?

 

“Një nga çështjet kryesore, sepse Bashkia Lushnjë është me fokus bujqësinë, problemet edhe fokusi kryesor i përket asaj, sepse shumica e territorit është zonë rurale. Nëpërmjet programit që unë kam do të ketë një fokus dhe vëmendje të madhë për t’i ardhur në ndihmë të gjitha atyre fermerëve që t’i lehtësojnë punën në tokat e tyre, por edhe në treg”, tha ajo.

 

Bashkia ka nisur një projekt në Lushnjë për rregullimin e përroit përmes qytetit, mund të na flisni për këtë projekt që mund t’i japë frymëmarrje qytetit?

 

“Me mbështetje të qeverisë shqiptarë mori jetë një nga projektet më madhore në 30 vitet e fundit në qytetin e Lushnjës, që është përroi, ku do të bëhet rikonstruksioni i tij, por edhe rikualifikimi i zonave përreth. Ky projekt përfshin katër lagje të Lushnjës, ka filluar puna prej disa muajsh dhe ka marrë pamjen e duhur që qytetarët ta kuptojnë rëndësinë që ka ky projekt madhor. Veç këtij projekti të përroit, pak ditë më vonë do të fillojmë projektin e Unazës, që është një nga projeket e mëdha, ku janë të fokusuara kryesisht bizneset e qytetit të Lushnjës, gjë që do të bëjë të marrin një pamje dhe një rikualifikim total të gjithë qytetit të Lushnjës”, theksoi ajo.

 

Nga pamja duket se keni një liqen pas, mund të na thoni ku ndodheni dhe çfarë po bëni?

 

“Ne gjithmonë jemi në punë, unë iu përgjigja me shumë kënaqësi ftesës që më bënë të rinjt e FRESH, që këtu në rezervuarin e Kasharajt, një vend shumë përrallor, në periferi të Lushnjës, ne të mbillnim disa pemë. Në këtë zonë ku jemi sot është dhe një nga projeketet më ambicioze që unë kam për 4-vjeçarin e ardhshëm këtë zonë ta kthejë në një destinacionet më të rëndësishme të turizmit në qytetin e Lushnjës”, nënvizoi ajo.

 

Çfarë do të bëni konkretisht për bujqësinë në zonat rurale dhe për problemin e ujitjes?

 

“Ky problem në shumicën e fshatrave është zgjidhur falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore, ku 4 degët kryesore që mbulojnë territorin e Bashkisë Lushnjë janë rehabilituar, ka mbetur vetëm zona e njësisë Dushk dhe Golem, të cilën ne jemi duke koordinuar punën me Ministrinë e Bujqësisë, në mënyrë që të shtrijmë këtë investim edhe në këto dy njësi, në mënyrë që edhe këto të hyjnë në sistemin e vaditjes ashtu siç janë 8 njësitë e tjera administrative të Bashkisë Lushnjë”, shtoi Sefa.

 

Keni menduar diçka për jetën kulturore të qytetit të Lushnjës?

 

“Në fakt, po të shohësh gjatë këtij viti që unë kam qenë në krye të Bashkisë Lushnjë do të shihni që ka pasur një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve kulturore. Kemi rikthyer tetarin pas më shumë se 10 viteve, kemi rikthyer Teatrin e Kukullave për fëmijët e Lushnjës, kemi rikthyer festat tradicionale, por edhe shumë aktivitete që kanë gjallëruar jetën gjatë gjithë vitit. Ne në këto 4 vite mendojmë të zgjerojmë akoma më shumë kalendarin”, tha ajo.

 

Si e shikoni ju rivalin tuaj politik?

 

“Nuk merrem fare me rivalin tim, ajo që është fokusi im janë qytetarët e Lushnjës dhe puna që unë duhet të bëjë për t’i ardhur më shumë në ndihmë atyre me sa më shumë investime dhe sa më shumë shërbime”, u përgjigj Sefa.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
14 maj Bashkia Lushnje Eriselda Sefa Program Elektoral PS Zgjedhje vendore

Nga e njëjta kategori

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen! Çfarë ndodhi pak para vrasjes, ja kush qëlloi i pari

më shumë...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën greke, është problem shqiptar

më shumë...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

më shumë...

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

7:03

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

6:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb...

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

6:43

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani:...

6:26

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes...

6:24

Mali i Zi drejt fundit të procesit...

6:07

U plagos gjatë sulmit të Hezbollahut në...

5:57

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin...

5:52

Irani: Do kthehemi në diplomaci dhe negociata...

5:34

Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë,...

5:24

Rebrov e mbyll me Ukrainën

5:20

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli...

5:20

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja...

4:57

Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.