Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të...

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në...

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në...

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë,...

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë...

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”, Putin akuzon...

Skandali me pornografen, ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump

31 Mars 08:40

Donald Trump është paditur penalisht, duke shënuar rastin e parë në histori që një ish-president përballet me akuza të tilla. Votimi i një jurie të madhe në Manhatan i hapi dritën jeshile ngritjes se një padie ndaj Trump, për pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë për lidhjen jashtëmartesore.

 

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka hetuar ish-presidentin, për ngjarjen që lidhet me pagesën prej 130.000 dollarësh ndaj aktores. Aktakuza u konfirmua edhe nga avokati i Trump.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Trump e quajti akuzën një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori.

 

“Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë Trumpin. Por tani kanë bërë të paimagjinueshmen, duke ngritur padi ndaj një personi plotësisht të pafajshëm, në një akt flagrant të ndërhyrjes në zgjedhje.

 

Trump hodhi akuza edhe ndaj Prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg.

 

“Prokurori i Mahatanit Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga Xhorxh Soros, është një turp. Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që ka pushtuar qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden-it”.

 

Presidenti Biden nuk e ka komentuar aktakuzën ndaj paraardhësit të tij,por disa demokratë kanë folur hapur. Nancy Pelosi tha se “askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë”.

“Shpresojmë që ish-presidenti do të respektojë në mënyrë paqësore sistemin” – ka shkruar ajo ne Twitter.

Ngritja e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vitesh hetime mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës. Ish-presidenti, i cili ka hedhur poshtë akuzat dhe ka sulmuar në mënyrë të përsëritur hetimin si të motivuar politikisht, pritet t’u dorëzohet autoriteteve javën e ardhshme, megjithëse detajet janë ende duke u përpunuar.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, po ndërmerr një hap të pazakontë. Rasti në fjalë u hetua më herët nga dy prokurorë të tjerë, të cilët refuzuan të ndërmarrin hapin me peshë të madhe politike, për të kërkuar ngritjen e padisë ndaj Trump.

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Akuza Penale pornografi trump

Nga e njëjta kategori

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

më shumë...

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

më shumë...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të Iranit për t’i dhënë fund luftës

më shumë...

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime! Ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

10:04

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as...

9:53

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën...

9:38

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e...

9:01

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime!...

8:35

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka...

7:52

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...

7:35

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund...

7:13

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin...

6:56

Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët përhapen...

6:09

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false...

5:52

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike...

5:34

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”,...

5:06

Tragjedi në Itali! 22-vjeçari shqiptar humb jetën...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion lufta...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.