Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë…?!

22 Shkurt 08:44

Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve të rrjetit social, Twitter, duke paguar për vendosjen e një shenje të kaltër dalluese në profilet e tyre, si simbol autenticiteti, dhe për shtrirjen më të madhe të postimeve të tyre.

Udhëheqësi i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi më 19 shkurt shërbimin e abonimit për platformat Facebook dhe Instagram, pasi për pothuajse 20 vjet mbrojti një model ekonomik të bazuar në shërbime pa pagesë dhe në reklama.

Ata që abonohen në shërbimin Meta Verified do të mund të verifikojnë llogarinë e tyre në Facebook dhe Instagram, duke paraqitur një letërnjoftim zyrtar dhe duke marrë një shenjë të kaltër, e cila tregon se prapa llogarisë është personi apo subjekti që thotë se është.

Llogaritë e abonentëve, po ashtu, do të mbrohen më mirë kundër vjedhjes së identitetit, falë monitorimit proaktiv. Në rast të problemeve, këta abonentë do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt ekipet e shërbimit për konsumatorët.

Dhe, postimet, fotografitë dhe videot e tyre do të kenë peshë më të madhe sesa ato të personave që nuk janë të abonuar, duke u shfaqur në krye të rezultateve të kërkimeve, të komenteve dhe të rekomandimeve.

Meta po premton gjithashtu funksionalitete të reja krijuese.

Meta Verified do të lëshohet këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re, para se të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera.

Shërbimi i ri do të kushtojë 11.99 dollarë në muaj për përdoruesit që regjistrohen direkt në platforma, dhe 14.99 dollarë për ata që abonohen përmes aplikacioneve të platformave në telefona mobilë. Çmimi më i lartë synon të mbulojë përqindjen që i paguhet Apple-it në iPhone, ose Google-it në celularët me sistemin Android.

Abonimi do të bëhet në baza vullnetare. Dhe, vetëm personat që janë mbi moshën 18-vjeçare do të lejohen të regjistrohen në shërbimin e ri. Shërbimi ende nuk ofrohet për bizneset, por Meta nuk e përjashton këtë në të ardhmen.

Shërbimi i ri kryesisht është menduar për ata që krijojnë përmbajtje.

Meta ka thënë për AFP-në se vendosi të ofrojë shërbimin e abonimit pas kërkesave të krijuesve, numri i të cilëve po rritet.

Kompania ka marrë masa pasi rrjetet sociale tradicionale po përjetojnë një rënie të numrit të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Më 2022, të ardhurat e Meta-s nga reklamat ranë për herë të parë, prej se kompania me qendër në Kaliforni u bë shoqëri aksionare publike më 2012.

Inflacioni po i rëndon buxhetet e reklamuesve në internet dhe vëmendja e përdoruesve është shpërndarë mes shumë aplikacioneve. Këto të fundit nuk mund të mbledhin aq shumë të dhëna personale sa mundnin para ndërhyrjes së autoriteteve rregulluese — kryesisht në Evropë — dhe Apple-t, për të mbrojtur më mirë privatësinë e njerëzve në internet.

Kësisoj, beteja mes platformave “po bëhet paksa një betejë për tërheqjen dhe mbajtjen e krijuesve, sepse, në fund të fundit, janë krijuesit ata që kanë përmbajtjen interesante për publikun”, thotë Carolina Milanesi, një analiste në Creative Strategies.
Por, kjo nuk mjafton.

Snapchat, Reddit dhe Discord, po ashtu, po propozojnë që përdoruesit të shpenzojnë disa dollarë në muaj për mjete shtesë.

Twitter, i blerë nga Elon Musk vitin e kaluar, lëshoi në mënyrë kaotike një veçori për verifikimin e llogarisë, e cila kushton 7 dollarë në muaj nëse për të paguhet direkt në platformë, dhe 11 dollarë në muaj nëse abonimi bëhet përmes aplikacionit në iPhone.

Shërbimi Twitter Blue, që u jep abonentëve shenjën e kaltër dalluese, u mundëson atyre t’i japin postimeve të veta shtrirje më të madhe, si dhe të shohin më pak reklama dhe të kenë liri më të madhe shkrimi, me postime më të gjata.

Milanesi mendon se Meta dëshiron të ketë edhe një burim shtesë të të ardhurave.
Pasi Twitter-i aktivizoi shërbimin e tij të abonimit, kompanitë e tjera të mediave sociale janë nxitur që ta provojnë edhe vetë një gjë të tillë, thotë ajo.

“Shikuar nga perspektiva e një krijuesi, mendoj se kjo është më shumë një nismë marketingu sesa diçka njëmend e vlefshme për krijuesit”, pohon Milanesi./ Burimi: AFP

Posted Under:
Inovacion Kryesoret Teknologji
Tagged:
Facebook instagram Pagese

Nga e njëjta kategori

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve Evropianë: A do kishit mirësinë ta dënonit dhe këtë akt?

më shumë...

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen e nënkryetarëve, pretekst! Vetëvendosja kërkon të zgjasë ngërçin

më shumë...

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve që shkelin rregullat

më shumë...

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet socialiste: Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.