Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi natyrore godet...

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet...

“Zvërneci vlerë për turizmin”, ministrja e Ekonomonisë: Po punojmë...

Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën...

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi i shëndetësisë...

“Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Detajet/ Kush është i plagosuri në Pogradec (EMRI)

Të shtëna me armë në Pogradec, dyshohet për të...

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Nëna dhe foshnja 18-ditëshe...

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur...

Presidenti Begaj pret zyrtarin e lartë të qeverisë britanike

9 Shkurt 13:39

Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Kreu i Shtetit vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë.

 

Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.

Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e madhe që ka ruajtja e unitetit, solidaritetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare të NATO-s në përballimin e efekteve të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe influencave ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e ardhshme vendore, të dates 14 maj të këtij viti, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike.

Nga ana e tij Lord Peach nënvizoi interesin dhe vëmendjen e shtuar të Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht lidhur me agresionin në Ukrainë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
presidenti begaj qeveria britanike

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

më shumë...

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente e studime që hedhin dritë mbi persekutimin politik gjatë diktaturës

më shumë...

Humb jetën 45-vjeçari në Mirditë, ra në kontakt me energjinë elektrike

më shumë...

I nxehti dëmton shëndetin mendor, shtohen shqetësimet tek pacientët që vuajnë nga ankthi dhe stresi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:13

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë,...

3:05

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente...

3:03

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi...

2:59

AAK: Haradinaj për president! Kreu i shtetit...

2:59

Humb jetën 45-vjeçari në Mirditë, ra në...

2:56

I nxehti dëmton shëndetin mendor, shtohen shqetësimet...

2:51

Pesë të vrarë me armë zjarri në...

2:45

“Zvërneci vlerë për turizmin”, ministrja e Ekonomonisë:...

2:21

Plagosja e të riut në Pogradec, autori...

2:03

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi...

2:02

“Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek...

1:41

Detajet/ Kush është i plagosuri në Pogradec...

1:29

Të shtëna me armë në Pogradec, dyshohet...

1:28

Zjarr në Llakatund të Vlorës, flakët përhapen...

1:25

6 shenja që tregojnë se nuk po...

1:23

“Drejtësi e pavarur jo vetëm në ligje”,...

1:16

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Nëna dhe...

1:09

Zbardhen 6 raste vjedhjesh të banesave dhe...

12:35

Erion Veliaj bëhet baba për herë të...

12:27

Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.