Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një...

Netanyahu zotohet për kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit në një tempull

29 Janar 18:58

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën se Izraeli do të kundërpërgjigjet me një grusht të hekurt, të fuqishëm, të shpejtë dhe të saktë ndaj terrorizmit. Komentetet vijnë pas një sulmi me armë në një sinagogë ku humbën jetën të paktën shtatë izraelitë, që pasoi një operacioni vdekjeprurës të forcave izraelite ku u vranë të paktën 10 palestinezë. Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve shpërtheu në prag të një vizite tre-ditore të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Lindjen e Mesme. Ai mbërriti në Egjipt të dielën dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën.

 

 

Kryeministri Netanjahu tha se Izraeli nuk kërkon përshkallëzim, por njoftoi se qeveria e tij miratoi një sërë masash për luftën kundër terrorizmit. “Nga njëra anë do të rrisim numrin e forcave të sigurisë dhe aktivtetin e tyre, nga ana tjetër do t’i bëjmë të paguajnë ata që kryejnë sulme terroriste dhe mbështetisit e tyre”, tha zoti Netanjahu. Megjithatë, ende nuk janë vërejtur shenja se Izraeli po përgatitet për një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë ndaj sulmit të fundit. Situata e krijuar paraqet një sfidë të madhe për kryeministrin izraelit, i cili u rikthye në pushtet në dhjetor, në krye qeverisë më të djathtë në historinë e vendit, mes premtimesh se do të përmirësojë sigurinë për popullsinë izraelite.

 

 

Incidenti që ndodhi të premten, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, është sulmi më i rëndë i kryer nga një palestinez kundër izraelitëve në zonën e Jeruzalemit që nga viti 2008. “Baba ti je heroi im, sakrifikove jetën tënde për të tjerët. Do të të nderojë përgjithmonë”, tha djali i një nga shtatë viktimave izraelite gjatë një ceremonie varrimi të dielën. Vrasjet pasuan një operacion vdekjeprurës bastisjeje të forcave izraelite në qytetin e Bregut të pushtuar Perëndimor, Jenin, të enjten. Ndërkohë, ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi se dy palestinezë u vdiqën të dielën nga plagët e marra pasi u qëlluan nga forcat izraelite të sigurisë në dy incidente të ndryshme. Njoftimi për vdekjet u dha ndërsa policia izraelite bllokoi shtëpinë e palestinezit që kreu sulmin në sinagogë të premten.

 

 

Para vizitës së kësaj jave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon, Shtetet e Bashkuara kishin bërë thirrje për uljen e tensioneve. Sekretari Blinken mbërriti të dielën në Egjipt dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën. Në takimin e tij me administratën e re të Izraelit, pjesë e së cilës janë edhe parti ultra-nacionaliste që duan zgjerimin e vendmanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, zoti Blinken pritet të përsërisë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për qetësi dhe pritet të theksojë mbështetjen e Uashingtonin për një zgjidhje me dy shtete, megjithëse zyrtarët amerikanë e pranojnë se shanset që bisedimet afagjata të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve të ndodhin në të ardhmen e afërt, janë të pakta.

 

 

Shumica e fuqive botërore i konsiderojnë si të paligjshme vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Sekretari Blinken do të udhëtojë edhe në Ramallah për t’u takuar me presidentit e autoritetet palestinez Mahmud Abbas, i cili ende nuk ka komentuar mbi sulmin e së premtes por ka fajësuar Izraelin për përshkallëzimin e dhunës Papa Françesku u lut të dielën për përfundimin e dhunës në Tokën e Shenjtë. “U bëj thirrje dy qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të gjejnë rrugën e dialogut dhe përpjekjeve të sinqerta për paqe”, tha ai.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje të dyja palëve për përmbajtje maksimale.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Izrael Kundërpërgjigje Netanyahu Sulmi

Nga e njëjta kategori

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

më shumë...

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

më shumë...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

6:17

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije...

6:04

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.