Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke...

Mali në alarm pas sulmeve, separatistët zhysin vendin në...

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e Arsimit!

Ukraina zgjeron sulmet me dronë, goditen për herë të...

Melania Trump shton koshere bletësh në Shtëpinë e Bardhë

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga shtrenjtimi i...

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka me Agasin...

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma...

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të...

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos...

Veliaj me administratorët e shkollave për porositë e fundit: “E nisim vitin arsimor me 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja

7 Shtator 13:11

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

 

Vitin tjetër, tha Veliaj, janë 10 shkolla të tjera që presin të hapen me të njëjtat kushte, duke e kthyer këtë në një histori të rrallë suksesi në Tiranë.

 

“Unë jam kryetar i Bashkisë së qytetit të vetëm që vijon të rritet në numër popullsie. Kjo është arsyeja pse hapim 12 shkolla të reja më shumë, dhe 8 kopshte dhe çerdhe; pra, me 20 institucione të reja, një trend që do ta mbajmë çdo vit. Edhe vitin tjetër do të hapim 10 shkolla të reja dhe 7-8 kopshte. Është e vetmja mënyrë se si mund të menaxhojmë fluksin e Tiranës. Ajo që kërkoj nga ju është përkushtimi. Kur njerëzit sjellin fëmijët e tyre në shkollat tona, na kanë besuar dritën e syrit, njeriun më të shtrenjtë. Prandaj, kërkoj të kujdeseni për të gjitha, që nga sistemet e sigurisë, te sistemet e higjienës dhe mënyra si respektohen rregullat”, tha Veliaj, në takimin me administratorët e shkollave në Bashkinë e Tiranës.

 

Sipas tij, infrastruktura e re shkollore siguron jo vetëm kushte bashkëkohore për mësimdhënie, por kërkon edhe një kujdes më të madh për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.

 

“Shkollat e reja janë të gjitha shumë cilësore. Kur bëmë shkollën “Kosova”, thamë se ajo ishte shkolla më e mirë në Republikë. Tani do hapim “Sami Frashërin”, një shkollë e cila është ndërtuar si hotel me 5 yje: me tavan druri, LED, me auditorë, sensorë, me ngrohje-ftohje automatike, palestër për ndeshje olimpike, etj; praktikisht, çdo produkt i ri po bëhet më i mirë se sa tjetri. Por, çelësi është mirëmbajtja. Duke pasur kaq shumë fluks, do të thotë se prodhohet amortizim. Mirëmbajtja është shumë, shumë e rëndësishme. Nëse përgatitemi si skuadër dhe ofrojmë mirëmbajtje, sigurohemi që kjo cilësi të mbetet për shumë vite”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku nënvizoi se shkollat e tjera që kanë qenë pjesë e programit të rindërtimit janë mundësuar përmes financimeve të huaja, për të cilat është dashur pak më shumë kohë për elaborimin e fondeve, ndaj dhe dorëzimi i tyre ka zgjatur pak më tepër.

 

Veliaj e vuri theksin edhe te shtimi i terreneve sportive, duke përmendur mundësinë që vitin e ardhshëm Tirana mund të shpallet Kryeqyteti Europian i Sportit.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
administratoret Çerdhe Kopshte Veliaj viti i ri shkollor

Nga e njëjta kategori

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke bërë llogaritë gabim, do të të çmontoj

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në fund të muajit prill

më shumë...

U ndaluan për vrasjen në Memaliaj, Gjykata vendos arrest shtëpie për tre persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

5:20

Mali në alarm pas sulmeve, separatistët zhysin...

5:08

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:26

Ukraina zgjeron sulmet me dronë, goditen për...

4:19

Katër shenjat e Horoskopit që do kenë...

4:11

Melania Trump shton koshere bletësh në Shtëpinë...

4:05

U ndaluan për vrasjen në Memaliaj, Gjykata...

3:40

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga...

3:31

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka...

2:53

“Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”,...

2:41

Ermiona Lekbello mbyll rrugëtimin, emocione të forta...

2:24

“Kishte një bisedë pas”, Dasara Karaiskaj zbulon...

1:58

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim...

1:36

Adionit në një lidhje me këngëtaren e...

1:36

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë...

1:22

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje...

1:11

Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin,...

1:08

“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin...

12:57

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

Më të klikuarat

  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.