Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Eurostat: Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë në krahasim me vitet ‘90

11 Korrik 15:36

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990 (nuk përfshihen vendet baltike).

 

Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Europës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë.

 

Sipas Eurostat, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në krahasim me fillim vitet ’90, popullsia është tkurrur me gati 15%.

 

Nga viti 1960, kur Eurostat raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.

 

Në 2020-2021, rënia e popullsisë u përshpejtua edhe për shkak të pasojave të COVID, që rriti ndjeshëm vdekshmërinë në vend, Rekordin në Europë për tkurrjen e popullsisë nga fillim vitet 1990 e mban Bulgaria, me -21.1, e ndjekur nga Kroacia (-18.9) dhe Rumania (-17.9).

 

Popullsia e Serbisë, në raport me vitin 1995 (kur u nda nga Mali i Zi) ka rënë me gati 11%, ndërsa ajo e Malit të Zi me 2.4% për të njëjtën periudhë. Popullsia e Maqedonisë së Veriut rezulton me një tkurrje të lehtë prej më pak se 3%, por prej kohësh në këtë vend ka debat lidhur me censin e popullsisë dhe numrin real të saj.

 

Në tkurrje është dhe popullsia e Kosovës, që është reduktuar me 10.2%, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.

 

Tendenca e Europës

 

Sipas Eurostat, për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milion në 1960 në 446.8 milion më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit. gjatë viteve 1960.

 

Pasi në vitin 2020 popullsia ra për herë të parë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e BE-së u ul përsëri në vitin 2021, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446,8 më 1 janar 2022. Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindjet) tejkaluan migracionin pozitiv neto për një vit të dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë. Në BE, ka pasur 531 000 vdekje më shumë në 2020 se në 2019 për t’u krahasuar me 113 000 vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020./Monitor

 

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Eurostat Popullsi Rënie shqiperia

Nga e njëjta kategori

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

më shumë...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

më shumë...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për vdekje këmbësoren

më shumë...

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë pyje! Vijon beteja nga ajri dhe toka

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.