Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia:...

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si...

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama:...

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e...

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen e fëmijëve,...

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën...

Goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë,...

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi...

Në pritje të bisedimeve SHBA-Iran, Teherani kërkon heqjen e...

Deputeti i Bundestagut: Ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

8 Qershor 11:24

Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman deklaroi në Tiranë, se ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, (MV) lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

 

“Ka pak pak gjasa që brenda Presidencës franceze të Këshillit Europian, që mbaron në fund të këtij muaji, Bullgaria të heqë dorë nga veto kundërshtuese ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Nëse Bullgaria nuk tërhiqet ka ardhur koha që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut. Asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng i tjetrit”, tha Beyer në konferencën e shtypit të mbajtur të martën, (07.06) në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

 

Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut. Autoritetet bullgare njohin gjuhën dhe identitetin maqedonas vetëm pas vitit 1945. Sipas tyre para kësaj periudhe ato kanë pasur “rrënjë bullgare”.

 

“Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuajë në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë ta tërheqë këtë bllokim”, tha Peter Beyer në konferencën për shtyp.

 

Integrimi në BE detyrë herkuliane – le ta bëjmë së bashku

 

Lidhur me pyetjen e DW për qëndrimin e Gjermanisë ndaj idesë së krijimit të një “Bashkësie politike europiane” me vende që do të jene anëtarëve të asociuar në BE, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur disa prej tyre, përfshirë edhe Shqipërinë kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Peter Beyer tha:

“Gjermania e mbështet procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në BE dhe idenë e anëtarëve të asociuar në BE, si një mundësi për të bashkëpunuar më ngushtë dhe afruar këto vende me BE. Integrimi në BE është një detyrë herkuliane, rruga është e gjatë, le ta bëjmë së bashku. Ka një përqasje të re ndaj rolit të BP si një rajon i rëndësishëm. Lufta në Ukrainë, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e Rusisë për ta rritur atë, kanë sjellë një situatë, ku Ballkani Perëndimor duhet të merret seriozisht nga BE”, theksoi ai.

 

Nga pozicioni i kryeraportuesit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Peter Beyer tha se”Shqipëra duhet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor”.

 

Gjermania mbështet “Ballkanin e Hapur” nëse nisma bëhet me transparencë të plotë

Vizita zyrtare e deputetit gjerman, Peter Beyer në Tiranë përkoi në kohë me zhvillimin e samitit të „Ballkanit të Hapur|”në Ohër.

 

“Nëse nisma „Ballkani i Hapur” bëhet me transparencë të plotë, me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim për të gjitha vendet, pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal. Kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë, nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit dhe jo si nismë e veçantë”, tha Beyer.

 

Lidhur me deklaratën e ministrit të jashtëm rus Lavrov, se „Rusia mbështet nismën e „Ballkanit të Hapur”, kur BE dhe NATO duan një “Ballkan të Mbyllur”, Peter Beyer tha se “Rusia nuk duhet të përzihet në ꞔështje që nuk i takojnë. Ne nuk do të rrimë duarkryq para veprimeve të Rusisë dhe agresionit të saj ndaj Ukrainës”. DW/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Deputeti i bundestagut Ndarje negociatat RMV shqiperia

Nga e njëjta kategori

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e dendura bëjnë që uji të vërshojë në rrugë

më shumë...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se rritja e kosotove po i çon në falimentim

më shumë...

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të rinj të plagosur rëndë dërgohen te Trauma

më shumë...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia: Gratë iraniane u identifikuan, nuk paraqesin rrezik për të miturit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

2:58

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të...

2:49

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

2:39

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por...

2:15

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona...

2:13

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve,...

2:01

Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona...

1:50

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me...

1:46

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së...

1:34

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në...

1:32

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

1:24

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një...

1:20

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen...

1:03

Gonzato me operatorët ushqimorë: Shqipëria në fazë...

12:57

Siguria ushqimore, Gjylameti: Duhet të kemi thertore...

12:38

Mjegull e dendur në rrugën Klos-Bulqizë, vështirësohet...

12:19

Klodi mbyll rrugëtimin në Fermë, Agai ndëshkon...

12:16

Bashkia e Tiranës hap thirrjet për kreditë...

12:12

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Durrës,...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.