Policia Rrugore e Tiranës ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për manovrën që shumë shoferë bëjnë gjatë parakalimit.
Policia paralajmëron shoferët se pasi kryejnë parakalimin në anën e majtë të rrugës duhet të kalojnë sërish në të djathtë.
Kushdo që qëndron në anën e majtë të karrexhatës edhe kur rruga është bosh do të gjobitet.
Policia Rrugore Tiranë
Kujdes!
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.






Patjeter qe duhet kaluar serish ne krahun e djathte!
E rregulluat ju rrugen djathtas qe te mos zhytemi ne grope e te behemi copa apo ska gje, gjobe!!!
Mezi po pres te perballem me policine Tirane – Durres