Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur...

PE miraton rregullat e reja për kthimin e emigrantëve...

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Autori i sulmit në Teksas, kishte shkruar në Facebook para se të hapte zjarr në shkollë

25 Maj 21:59

18 vjeçari nga Teksasi që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, kishte shkruar në Facebook se do të hapte zjarr në një shkollë fillore rreth 15 minuta para se ta bënte një gjë të tillë, tha të mërkurën guvernatori Greg Abbott, ndërsa vazhdonin të dilnin detaje tronditëse rreth sulmit.

 

Autori i armatosur, i identifikuar si Salvador Ramos, kishte postuar gjithashtu një mesazh ku thoshte se do të qëllonte gjyshen e tij, si dhe një tjetër që konfirmonte se ai e kishte bërë një gjë të tillë, tha zoti Abbott në një konferencë shtypi. Gjyshja të cilën Ramos e qëlloi në fytyrë pak para se të sulmonte shkollën, mbijetoi dhe thirri policinë.

 

Ramos u largua nga shtëpia ku jetonte me gjyshërit e tij dhe përplasi makinën e tij pranë shkollës fillore Robb në Uvalde, Teksas. Ai hyri në shkollë nga një derë e pasme duke mbajtur një armë me kapacitet sulmues AR-15 dhe me pajisje taktike.

 

Ai u mbyll në një klasë të klasës së katërt, thanë autoritetet, dhe vrau nxënës dhe mësues përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara, tha zoti Abbott. 17 persona të tjerë pësuan lëndime pas rrezik për jetën.

 

Postimet në Facebook ishin i vetmi paralajmërim paraprak i vrasjes në masë, tha guvernatori Abbott, duke shtuar se Ramos nuk duket të ketë precedentë penalë ose histori problemesh të shëndetit mendor.

 

Ramos bleu dy pushkë dhe qindra fishekë disa ditë përpara sulmit, raportuan disa media, duke cituar një senator të shtetit të Teksasit i cili ishte informuar nga forcat e rendit.

 

Sulmi, i cili ndodhi 10 ditë pasi një supremacist i bardhë qëlloi 13 persona në një supermarket në një lagje kryesisht me ngjyrë në Buffalo, ka ringjallur një debat kombëtar mbi ligjet e për armët në SHBA.

 

Në një shenjë të atmosferës së ngarkuar politike, Beto O’Rourke, kandidati demokrat për guvernator që po sfidon zotin Abbott në zgjedhjet e nëntorit, ngriti zërin në mes të konferencës për shtyp duke i thënë guvernatorin Abbott se i kishte bërë më të lehta, në vend që të kufizonte, ligjet e shtetit për armët.

 

Disa zyrtarë ngritën zërin kundër demokratit, duke i thënë se po e politizonte çështjen. O’Rourke u shoqërua jashtë ndërtesës dhe foli me gazetarët jashtë, duke e quajtur “çmenduri” që një 18-vjeçar u lejua të blente ligjërisht një AR-15.

 

Texas ka disa nga ligjet më të lirshme të vendit për armët e zjarrit. Në një fjalim të martën në mbrëmje, Presidenti Joe Biden bëri thirrje për kufizime të reja të sigurisë së armëve.

 

“Si vend, ne duhet të pyesim se kur në emër të Zotit do të ngrihemi kundër lobit të armëve,” tha ai.

 

Por nuk duket se ka gjasa që të miratohet një legjislacioni i ri në Uashington. Pothuajse të gjithë republikanët në Kongres kundërshtojnë kufizimet e reja të armëve, duke përmendur garancinë e Kushtetutës amerikane për të drejtën për të mbajtur armë dhe nuk ka pasur sinjale se ngjarja e së martës do ta ndryshojë këtë pozicion.

 

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po planifikonin një udhëtim në Teksas për presidentin Biden, tha një zyrtar i lartë i administratës./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Autor Facebook Lajmërim sulm Teksas

Nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

më shumë...

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

më shumë...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet e para për negociata mbi luftën në Ukrainë

më shumë...

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur më shumë se sa prisnim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.