Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi më i...

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje të rëndë...

“Demokratët bojkotuan Berishën”, Salianji publikon fletët ku disa nga...

Demokratët votojnë për Berishën, vetëm një emër në  fletën...

Referendumi për kryetarin e PD, Kaso: Ka masivitet, do...

Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha...

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje,...

BE: Vazhdon regjimi i letrave ngjitëse për targat

22 Prill 15:21

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Petar Stano, ka thënë se BE-ja shpreh keqardhje për mosarritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat në takimet e fundit në kuadër të dialogut, porse, në mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse.

 

“Të mërkurën grupet punuese për targat e automjeteve përfunduan punën e tyre në kërkimin e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. BE-ja shpreh keqardhje pse nuk u arrit marrëveshja dje për çështjen e targave ndërmjet dy kryenegociatorëve. Pasi nuk ka një marrëveshje për zgjidhje të përhershme, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë të jetë në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Stano.

 

Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian, në cilësinë e lehtësuesit të dialogut, fton kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen përsëri në ditët në vijim në Bruksel që të pajtohen për rrugën përpara dhe të gjejnë një zgjidhje.

 

“BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare pret nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog”, ka thënë Stano.

 

Duke iu referuar takimit të fundit të kryenegociatorëve, që u zhvillua të enjten në Bruksel, Stano ka thënë se në atë takim u diskutuan edhe çështje tjera aktuale, përfshirë edhe zbatimi e marrëveshjeve të arritura më parë në dialog, si dhe përgatitja e terrenit për takimin e ardhshëm në nivel të lartë.

 

“Diskutimet për këto çështje do të vazhdojnë në ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.

 

Edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se marrëveshja për përdorimin e letrave ngjitëse është në fuqi dhe, sipas interpretimit të tij, ajo nuk ka skaduar e do të vlejë derisa të mos arrihet ndonjë marrëveshje tjetër. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel të enjten, kishte thënë se Kosova do t’i qaset çështjes së lirisë së lëvizjes në të njëjtën mënyrë si Serbia. Ai kishte thënë se Kosova nuk do të bëjë veprime të menjëhershme.

 

Në BE vazhdojnë të kërkojnë nga palët që të tregojnë përmbajtje në mënyrë që të mos shihet përsëritja e tensioneve që kishin ndodhur në shtator të vitit të shkuar kur Kosova kishte nisur të zbatojë reciprocitetin, ndërsa serbët në veri të Kosovës kishin bllokuar rrugët. Atëherë u arrit pajtim për një zgjidhje kalimtare, ndërsa mandati prej gjashtë muajsh iu dha grupeve punuese që të gjejnë një zgjidhje të përhershme. Ky afat ka skaduar të enjten dhe pajtimi për zgjidhje nuk është arritur në këtë afat./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE Kosovë letra ngjitese Marrëveshje Serbi Targa

Nga e njëjta kategori

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë, alkool dhe telefona, nisin hetimet ndaj punonjësve

më shumë...

Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra e Klevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh

më shumë...

“Mozën nuk e duroja dot në vitet 2000”, Valeri i kthehet Dasarës në Ferma Club: Mendon se të ka marrë diellin ty

më shumë...

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

2:41

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje...

2:13

A është në një marrëdhënie jashtë Fermës?...

1:49

Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP?...

1:25

“Mozën nuk e duroja dot në vitet...

1:22

“Demokratët bojkotuan Berishën”, Salianji publikon fletët ku...

1:12

Vajzat e Miss Shqipëria nisin turin, destinacioni...

1:07

Çfarë video po fshihet? Albano: Blerina duhet...

12:59

Demokratët votojnë për Berishën, vetëm një emër...

12:56

Do të ndahen apo do të martohen?...

12:32

Diplomat universitare shiten online, studentët paguajnë deri...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.