Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani,...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron...

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

“Rusia po kërcënon sigurinë botërore”/ Blinken do të vizitojë 6 vende evropiane

2 Mars 23:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se planifikon të udhëtojë për në Evropë për të riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën. Ai tha se kostot njerëzore të pushtimit rus të Ukrainës veçse janë “tronditëse”.

Kuraja e popullit ukrainas përballë “luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar” po frymëzon botën, tha Blinken në një konferencë për media nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Blinken po ashtu foli për vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë për dënimin e pushtimit rus. Ai tha se miratimi i rezolutës, që u mbështet nga rreth tre e katërta e anëtarëve të OKB-së, tregoi se komuniteti ndërkombëtar “qëndron kundër përpjekjeve të pamatura të Rusisë për të ndryshuar kufijtë e një shteti tjetër”.

Sekretari Blinken po ashtu tha se SHBA-ja do të “mbështesë përpjekjet diplomatike” të Kievit për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina.

“Nëse ka hapa diplomatikë që ne mund të ndërmarrim që Qeveria ukrainase beson se do të ndihmojnë, ne jemi të gatshëm t’i ndërmarrim, edhe nëse ne do të vazhdojmë të mbështesim aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten”, tha ai.

Blinken tha po ashtu se ishte i bindur që mbështetja ushtarake nga NATO po arrinte në Ukrainë dhe përsëriti se aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të vendosur që të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

Blinken do të niset për në Bruksel më 3 mars për t’u takuar me homologët e tij nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Më pas ai do të udhëtojë për në Poloni, shtet që deri më tani ka strehuar mbi 450,000 refugjatë ukrainas.

Më pas Blinken do të vizitojë Moldavinë që po ashtu ka pranuar mijëra refugjatë. Ai do të takohet me presidenten moldave, Maia Sandu dhe me zyrtarët e tjerë të lartë.

Moldavia nuk është anëtare e NATO-s, por ka raporte me aleancën pasi për një kohë të gjatë ka qenë objekt i prezencës ushtarake ruse rajonin e shkëputur të Transdniester.

Blinken po ashtu do ta vizitojë Baltikun. Liderët e tri shteteve anëtare të NATO-s të këtij rajoni kanë shprehur shqetësimet lidhur me sulmin rus. NATO është zotuar se do të forcojë praninë ushtarake në Lituani, Letoni dhe Estoni, por edhe në Poloni dhe Rumani./ Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret Rajoni
Tagged:
Antony Blinken Evrope

Nga e njëjta kategori

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani, ku bëri lëshime Uashingtoni dhe cilat janë sfidat për Izraelin

më shumë...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht 68-vjeçaren pasi i shkëputi energjinë elektrike

më shumë...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

më shumë...

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujecit në Lezhë, arrestohet 40-vjeçari, fshehu makinën e autorëve në banesën e tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

9:32

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura:...

9:24

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujecit në...

8:45

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për...

8:26

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i...

8:20

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i...

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.