Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali...

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë...

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia teston raketa supersonike

27 Dhjetor 11:59

Provat kaluan “me sukses dhe pa gabime”, tha Presidenti Vladimir Putin në një fjalim televiziv. Për Rusinë kjo është “një ngjarje e madhe dhe një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë ruse dhe përmirësimin e aftësive të saj mbrojtëse”. Putini e sheh vendin e tij të kërcënuar kryesisht nga prania e NATO-s në kufijtë e perëndimorë të Rusisë.

Garë armatimesh 

Për shkak të tensioneve të vazhdueshme me perëndimin udhëheqja e Moskës ka shtuar ndjeshëm vitet e fundit arsenalin e saj ushtarak. Putin njoftoi për zhvillimin e raketës supersonike Zircon në shkurt të vitit 2019. Në atë kohë ai tha se raketa, me një rreze veprimi prej 1000 kilometrash, mund të arrijë nëntë herë shpejtësinë e zërit. Raketa u testua për herë të parë në tetor të vitit 2020. Putini i quan raketat supersonike ruse si “të pathyeshme”.

Deri tani janë zhvilluar disa prova me raketën Zirkon, si mbiujore nga fregata “Admiral Gorshkov” dhe nënujore nga nëndetësja “Severodvinsk”. Megjithatë deri tani Rusia nuk ka njoftuar për prova me disa raketa Zirkon në të njëjtën kohë.

Sistemet e mbrojtjes nga raketat pa vlerë

Raketat supersonike mund të arrijnë shpejtësi deri pesë herë më të larta se shpejtësia e zërit dhe mund të manovrohen gjatë fluturimit. Ato mund të ndryshojnë lartësinë e tyre në atmosferë dhe të lëvizin në trajektore të paparashikueshme. Këto raketa janë të vështira për t’u dalluar nga sistemet konvencionale të mbrojtjes kundërajrore dhe vështirë se mund të përgjohen, pasi objektivi i tyre dihet vetëm në momentin e fundit.

Për zhvillimin e raketave supersonike ka shpërthyer një garë e re armatimi mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Edhe Koreja e Veriut si dhe të paktën katër vende të tjera po punojnë gjithashtu për prodhimin e armëve me teknologji supersonike./DW

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Rusia Testim

Nga e njëjta kategori

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për protestuesit nga Kosova e Maqedonia e Veriut

më shumë...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit

më shumë...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban ose përballuni me pasoja

më shumë...

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë modern britanik që bën publike taksat e paguara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

2:16

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë...

1:51

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.