Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në...

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat...

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe disa të...

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset...

Berisha: Mobilizim për protestën, fundi politik i regjimit të...

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”,...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi...

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por...

Policia spanjolle shkatërron një rrjet të trafikimit të emigrantëve nga Ballkani

4 Nëntor 18:35

Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që ka kontrabanduar qindra pakistanezë nga Ballkani në Bashkimin Evropian.

 

Kontrabandistët kanë marrë kryesisht migrantë pakistanezë nga kampet e refugjatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas i kanë transportuar ata me furgonë në Itali, ose në disa raste në Spanjë, tha Europol-i.

 

Në hetimet që kanë zgjatur me muaj kanë marrë pjesë autoritete të zbatimit të ligjit nga Bosnja, Kroacia, Italia, Rumania, Franca dhe Sllovenia, së bashku me Europol-in dhe Eurojust-in – agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

 

Hetimet kanë çuar në arrestimin e 15 personave në prill dhe maj – 12 prej tyre në Spanjë dhe nga një në Kroaci, Slloveni dhe Rumani.

 

Të dyshuarit, të cilët janë kryesisht pakistanezë, por edhe kolumbianë, spanjollë dhe rumunë, “kanë përdorur furgonë dhe kamionë për të fshehur migrantët e parregullt, ndërsa i kanë transportuar në kushte kërcënuese për jetën”, tha Europol-i.

 

Kreu i grupit është arrestuar në Rumani dhe është transferuar në Spanjë.

 

Hetimet kanë filluar në gusht të vitit 2020, kur Sllovenia ka arrestuar një të dyshuar për transportimin e 55 migrantëve në një kamion.

 

Forcat e rendit në Kroaci kanë kapur gjithashtu një kamion, që ka kontrabanduar 77 migrantë në kushte kërcënuese për jetën, tha Europol.

 

Në një tjetër operacion, autoritetet kroate kanë zbuluar dy automjete me 47, përkatësisht 21 emigrantë.

 

Policia vlerëson se grupi ka fituar së paku 2 milionë euro nga kontrabandimi i rreth 400 njerëzve në BE, në muajt e fundit.

 

Kontrabandistët kanë kërkuar nga 3,000 euro për kalimin e migrantëve nga Bosnja në Slloveni.

 

Për të kaluar nga Bosnja në Itali atyre u janë kërkuar 5,000-8,000 euro./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Policia Spanjolle Trafikim

Nga e njëjta kategori

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset dhe institucionet shtetërore

më shumë...

Sot protesta e radhës në bulevard, tubimit i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga vendet e Europës

më shumë...

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama: Siç më bëri mua “drogagji” dhe akuzues të babait tim për marrëdhënie me time shoqe

më shumë...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime! Ja si po shpërndahet konflikti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

2:54

Sot protesta e radhës në bulevard, tubimit...

2:42

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa...

2:35

Shmanget tragjedia në Himarë, i riu bie...

2:22

Më trego çfarë kafeje pi, të të...

2:02

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen...

1:03

Berisha: Mobilizim për protestën, fundi politik i...

12:37

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e...

12:12

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese...

12:09

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama:...

11:57

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet...

11:44

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe...

11:38

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.