Vijojnë hetimet për identifikimin e grabitësve që torturuan për vdekje 20-vjeçaren, Caroline.
Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania po konsiderohen si tre vendet ku ato mund të jenë strehuar.
Autoritetet kanë kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit.
Dyshohet se grabitësit mund të jenë larguar nga Greqia dhe janë drejtuar në Ballkan.
Autoritetet greke, thonë se këto janë raundet e dyta të hetimit, pasi në të parën, bashkëshorti i viktimës, piloti 32-vjeçar dështoi të identifikojë ndonjë nga dhjetëra të dyshuarit për krimin e rëndë.





