Një 17-vjeçare shqiptare ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të denoncojë të atin për abuzim seksual.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Korinth të Greqisë, ku siç shkruajnë mediat greke, e reja ka rrëfyer të gjithë historinë para autoriteteve, në pranë të nënës së saj.
Ajo ka deklaruar se babai i saj e përdhunuar që kur ishte 12 vjeçe. Menjëherë pas denoncimit, efektivët shkuan në shtëpi dhe arrestuan autorin e dyshuar të abuzimit seksual, një 45-vjeçar shqiptar.
17-vjeçarja do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore, ndërsa vëllai i saj më i vogël është nën kujdesin e shërbimeve sociale.





