Administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta denoncon se Florenc Hoxha i PD-së ka prishur shtrimin i një iftari për banorët e lagjes Ibra. Sipas tij, mbështetës të PD-së, me në krye Hoxhën, kanë ndaluar këtë të mërkurë shpërndarjen e ushqimeve.
Myrta theksoi se ata iu kanë mohuar besimtarëve ushqimin në këtë muaj të shenjtë.
“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së Dhëndërrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpëndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarine e Zotit? Apo edhe iftari duhet shperndare me dekret presidencial?”, shkruan Gentian Myrta.





