Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Toni Gogu përkrah Veliajt: Ne duam të shërbejmë dhe të shërojmë, ata duan të shqyejnë dhe të bllokojnë

9 Prill 13:58

Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Pezë ku kandidon për deputet Toni Gogu. Gjatë prezantimit në eventin e çeljes së fushatës për Pezën, Ndroqin e Vaqarrin, Veliaj tha se e gjithë lugina e Erzenit ka sot një kandidat që ka bërë shumë për komunitetin dhe më shumë akoma do të bëjë me përfaqësimin e tyre edhe si deputet në parlamentin e ardhshëm.

“Një nga arsyet që jam shumë krenar që Toni është kandidati ynë është se, ai është një njeri që është ftuar të shërbejë, është thirrur të ndihmojë, është thirrur të shërojë. Kemi qenë bashkë për të shpërndarë kuti në çdo cep, aty ku prej karantinës nuk dilnin dot për të marrë ushqime. Kemi qenë këtu për të dhënë karrige me rrota për ata që nuk kishin mundësi të lëviznin prej një sëmundjeje. Kemi qenë këtu për të shtruar në spital dhe për të zgjidhur ato operacione të vështira të anëtarëve tanë të komunitetit. Ky është Toni Gogu, që përfaqëson Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramën këtu në Pezë, në Vaqarr edhe në Ndroq,” u shpreh Veliaj.

Në anën tjetër, tha Veliaj, qëndrojnë ata që nuk lënë rast pa e shfrytëzuar për të përçarë.

“Ne e shohim çdo krizë si një mundësi për të shërbyer. Ne e shohim çdo shtëpi të rrënuar si një mundësi për ta rindërtuar. Ne e shohim çdo njeri të sëmurë si një mundësi për ta shëruar. Ne e shohim çdo nevojtar si një mundësi për ta ndihmuar. Ndërkohë, më rezulton se ka dhe të tjerë që çdo krizë në vend që ta shikojnë për të shërbyer e shikojnë për tw shqyer, për të përçarë. Kur bie tërmeti, bëhen me tërmetin. Kur bie pandemia, bëhen me virusin. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por midis atyre që ftohen të shërbejnë dhe atyre që ftohen të na përçajnë dhe ta shqyejnë Shqipërinë, siç e kanë bërë gjithë këto vite,” u shpreh Veliaj.

Gogu, i cili më herët është sprovuar si në qeverisjen qendrore si zv/ministër i Drejtësisë, ashtu edhe në pushtetin lokal si Prefekt i Tiranës dhe së fundmi edhe si kryetar i Këshillit Bashkiak, deklaroi se, me punë dhe përpjekje kjo qeveri po ia del që të lërë pas dy prej sfidave më të mëdha me të cilat u sprovua në 2 vitet e fundit, atë të pandemisë dhe të rindërtimit pas tërmetit.

“Sot mbi 500 familje në Vaqarr, Pezë dhe Ndroq po rikthehen në shtëpitë e tyre. Sot ne qëndrojmë këtu dhe buzëqeshim, sepse jeta është më e fortë se vdekja. Sot ne jemi këtu për të kujtuar të gjitha ato përpjekje falë të cilave mundëm që t’ia dalim dhe sot të jemi më të fortë se kurrë. Në ditën e fatkeqësisë, në ditën e ligë ne mundëm t’ia dalim dhe ndaj do të vazhdojmë edhe më përpara,” u shpreh kandidati socialist.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke sjellë në vëmendje episodin më të fundit të yshtur siç tha ai nga politika e bllokimit dhe e përçarjes që nuk kurseu as një prej institucioneve të rëndësisë së lartë, siç është aeroporti i Rinasit, tha se është fare i qartë ndryshimi: “Skuadra jonë ndërrohet çdo mandat. Skuadra e tyre është si në ’96, e shohin shtetin si plaçkë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Fushatë elektorale Toni Gogu Veliaj

Nga e njëjta kategori

Nga roli i gjyshërve në familje te marrja e ‘dados’, psikologu zbulon balancat e duhura

më shumë...

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikologu: Sot e kanë të vështirë të gjejnë kohë!

më shumë...

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.