Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi kërkoi këtë të diel votën e banorëve të kryeqytetit.
Duke dëgjuar ankesat e qytetarëve te “Bulevardi i ri” për ujërat e zeza në rrugë, Vokshi tha se ata meritojnë më mirë.
Sipas saj, më e mira për ta mund të vijë nëse votohet për Partinë Demokratike më 25 prill.
“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr? Tiranasit kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit, që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Në datën 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim.”






Vota fitohet me vepra dhe jo me propogand
Populli Shqipetare esht I vetdishem Kush esht Ilir Meta, Monika Krymadhi, Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Mediu dhe shumica qe vjen nga pas.
Kjo esht luft per karrige dhe jo per Popullin e ndershem
Edi Rama mund te jet nje politikan I keq por veprat tregojn.