Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat e Bënjës:...

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë me “Diella-n”

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në Kanionet e...

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

Australia vendos gjoba të larta për platformat që lejojnë...

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do të fitojmë...

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e...

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon Teheranin se...

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7 miliardë dollarë

Zaev: Nuk i fituam zgjedhjet me politikë anti-bullgare

15 Shkurt 17:42

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, paralajmëroi miratimin e shpejtë të planit të veprimit për bashkëpunim me Bullgarinë, i cili synon kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve.

Njoftimi erdhi derisa Zaev komentoi një deklaratë të shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, se “Maqedonia e Veriut e pareformuar në BE do t’iu shërbejë interesave ruse” dhe se “zgjedhjet në këtë vend, partitë po i fitojnë me retorikë anti-bullgare”.

“Në frymën e konstruktivitetit, ne gjithmonë komunikojmë me një narrativë të kujdesshme dhe dinjitoze diplomatike dhe gjithmonë mbrojmë dinjitetin e popullit tonë. Mund të them se vetëm me një rrëfim miqësor, me një dorë të shtrirë, me politika që gjatë fushatave dhe zgjedhjeve ishin për ndërtimin e miqësisë me të gjithë fqinjët dhe me Bullgarinë, ne i fituam zgjedhjet”.

“Unë pres që fqinjët të jenë miq. Ata mund të presin vetëm miqësi nga ne, një dorë ndihme. Ne jemi ndërtues të miqësisë në rajon dhe nuk kemi as mendime të këqija, as qëllime të këqija ndaj asnjërit prej fqinjëve, as ndaj Bullgarisë mike”, tha Zaev.

Raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë tensionuar nga nëntori i vitit të kaluar, kur Sofja ka përdorur veton për bllokimin e kornizës negociuese midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Dallimet mes dy vendeve kanë të bëjnë kryesisht me aspektet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Zaev tha se pret që në të ardhmen të bëhen përpjekje të përbashkëta për të arritur marrëveshje me Bullgarinë, për të ndërtuar pakte, plane veprimi, programe serioze investimesh dhe çdo lloj aktivitetesh të tjera, që ndihmojnë në afrimin mes dy vendeve.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, për portalin bullgar “24 orë”, gjithashtu ka folur për afërsinë e Shkupit me Boegradin dhe vendimin e autoriteteve maqedonase për të lejuar mësimin e gjuhës serbe në shkolla, por jo edhe të asaj bullgare.

“Qëllimi i Bullgarisë nuk është t’i prishë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por, është e qartë se Beogradi ka një ndikim të fortë në Shkup dhe ekziston një tendencë për të lëvizur më afër gjuhës serbe, biznesit dhe institucioneve. Kjo tendencë nuk është ndalur në 30 vjetët e fundit dhe kjo është e kuptueshme. Lërini të jenë miq! Ne thjesht duam të kemi një marrëdhënie miqësore me ju. Le të jemi të gjithë miq, të jemi të lidhur dhe të ndërtojmë së bashku”, ka thënë Zaharieva./ REL

Posted Under:
Bota Rajoni
Tagged:
Zaev zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

më shumë...

Australia vendos gjoba të larta për platformat që lejojnë përdorues nën 16 vjeç

më shumë...

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do të fitojmë në të dyja rastet!

më shumë...

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon Teheranin se e shënjestroi me dronë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor...

11:01

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat...

10:21

Konsiderohen si fruti më i ndotur dhe...

10:09

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

9:34

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë...

9:10

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në...

8:38

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do...

8:07

Australia vendos gjoba të larta për platformat...

7:12

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do...

7:01

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi...

6:49

Përurohet në Himarë rampa ekologjike “Deti pa...

6:44

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri,...

6:39

Pse shfaqen “pika” që lëvizin kur vështroni...

6:28

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon...

6:06

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7...

5:42

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

5:37

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga...

5:16

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

4:48

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

4:43

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Mijëra banorë në Zelandën e Re mbeten pa energji elektrike p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.