Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, Mira Bushi, Sheqerie Koçi, Sidorela Çela dhe Rukija Hoxha dolën këtë të mërkurë para trupës gjyqësore për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës, ato ishin kokëulura dhe me lot në sy. Ato hodhën poshtë akuzat se kanë marrë para nga pacientët dhe familjarët.
Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Rukije Hoxha u shpreh: “S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndërshmëri.” Por gjyqtarja e çështje, Rexhina Merlika, kërkoi sqarime se nëse nuk kishin bashkëpunim me Tiren, të arrestuar më herët, pse i kanë fshirë mesazhet me të në celular?
Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore:
Gjyqtarja: Si mundet Tirja t’i bëjë këto? Tirja e drejton spitalin?!
Prokurori: Të ndaluarat kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rikuperohen, do t’i sjellim. Katër celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.
Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjeta, do të mbaj përgjegjësi. Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?





