Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Basha me fasonët: Ne nuk do bëjmë mrekulli, por do rimëkëmbim ekonominë

30 Janar 12:10

Lulzim Basha zhvilloi një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë ku i prezantoi ketij sektori programin ekonomik te PD.

Sipas liderit të opozitës, fasonet jane një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare pasi punësojne një numër madh personash.

Ai tha se mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin e fasonerise si pasoje e politikave te gabuara te qeverise.

 

 

“Pa pikë diskutimi sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, për arsyen që sapo thatë, numrin e madh të personave që punësoni. Në shumë raste këta janë edhe personat e vetëm që sjellin të ardhura në familjet e tyre. Po kështu zhvillimet e viteve të fundit, duke përfshirë edhe zhvillimet e pandemisë, nga njëra anë ju kanë dëmtuar, ju kanë goditur rëndë. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj, ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që si pasojë e zhvillimeve globale, tregjet kryesore ku ju çoni produktin tuaj po mendojnë të zhvendosin apo të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit që do të thotë që në qoftë se Shqipëria njësoj si vendet e tjera të rajonit tonë janë gati kontratat tuaja mund të rriten, mund të shumëfishohen dhe aftësia juaj për të punësuar më shumë njerëz dhe për t’i paguar më mirë mund të rritet. Natyrisht për këtë ju duhet të keni në krah shtetin.

 

Basha tha se programi i propozuar nga PD nuk është një paketë premtimesh, apo program mrekullish, por program normalizimi dhe rimëkëmbje të ekonomisë, me të cilin fiton Shqipëria.

 

 

Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish, është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Ato nuk janë premtime, janë angazhime. Propozimet tona janë të qarta dhe janë të provuara që funksionojnë. Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani. Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga  ota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lirë. Dhe kjo pa diskutim do të reflektohet edh në vlerën e koston e prodhimit tuaj dhe në aftësinë tuaj për të konkurruar me ofertën tuaj ne tregun Europian dhe më gjerë. Për biznesin prodhues e njëjta masë do të merret me energjinë elektrike. Dhe një pikë tjetër që dua  të përmend para se të vazhdojmë diskutimit është rimbursimi i TVSH-së. Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e parë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së. Ky është një nga angazhimet kryesore që kemi marrë  përpara sipërmarrjes në tërësi dhe para sipërmarrjes si e juaja në veçanti.  Me dy fjalë, nuk janë premtime, por janë  pjesë e një plani konkret. Janë  angazhime me të cilat ne e nisim që në ditën e parë  të punës, t’ju vijmë në ndihmuar  ju njerëzve të punës që të ndihmoni të punësuarit tuaj që të punësoni të tjerë dhe të përmirësoni standardin e jetës së tyre, natyrisht duke bërë të mundur që të përcillni një pjesë të fitimeve që do të vijnë si rezultat i këtyre masave edhe në objektivat që kemi në raport me rritjen e mirëqenies dhe rritjen e pagave për punonjësit shqiptare”,

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha ekonomi Program

Nga e njëjta kategori

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

më shumë...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan, por u duhemi

më shumë...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më shkatërroi jetën pas prishjes së fejesës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.