Dy vajzat e zhdukura në 1 janar të këtij viti u gjetën këtë të martë.
Policia njoftoi se dy gjashtëmbëdhjetë vjeçaret janë gjetur në Përmet.
Adoleshentet ishin larguar nga banesat e tyre ditën e parë të vitit të ri, me pretendimin se do takonin njëra-tjetrën.
Vajzat janë gjetur teksa udhëtonin në një autobus nga Saranda drejt Përmetit.





