Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë të CIA-s...

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave...

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia:...

Veteranët e UÇK: Gjykata Speciale po vepron kundërligjshëm

6 Nëntor 10:09

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një konferencë për media, ka njoftuar se të enjten ka pasur takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale dhe për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku, tha se Gjykata Speciale, po vepron pa mandat dhe kundërligjshëm.

Ai tha, po ashtu, se kryesia ka vendosur të mbajë protestë pas ngritjes së disa aktakuzave kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kryesia mendon dhe vendosi të organizohet protestë, gjë që për datën dhe orën, ne do t’ju informojmë me kohë, por ne nesër (06 nëntor) e kemi edhe mbledhjen e Këshillit drejtues që ka 61 anëtarë dhe në të cilin këshill përfaqësohen të gjithë kryetarët e degëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, pra edhe nesër e diskutojmë çështjen e protestës”, tha Klinaku.

Klinaku, më herët gjatë ditës, të enjten, duke folur për konfirmimin e aktakuzës ndaj presidentit tashmë të dorëhequr të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se këto ngjarje kanë qenë të papritura.

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë (apo siç njihen në Kosovë: Gjykata Speciale) deri më tani janë konfirmuar aktakuzat për pesë persona, e për të cilat është njoftuar publiku – kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kundër Hashim Thaçit, i cili pas konfirmimit të aktakuzës dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës./R.E.L

Posted Under:
Kosova Kronike
Tagged:
Gjykata speciale UÇK Veteranë

Nga e njëjta kategori

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

më shumë...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të forta, disa të lënduar

më shumë...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, 2 të rinj të plagosur

më shumë...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave edhe 2 vëllezër shqiptarë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:19

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor...

5:57

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë...

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

5:18

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk...

5:08

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

5:07

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

4:00

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi,...

3:33

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet...

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

2:58

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të...

2:49

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

2:39

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por...

2:15

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.