11 persona, mes të cilëve katër ishin gra, janë vrarë në një lokal në Meksikë.
Prokurorët e shtetit thanë se trupat e pajetë të shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në një lokal të vendosur në autostradë, në qytetin Jaral del Progreso.
Autoritetet pohuan gjithashtu se një tjetër grua mbeti e plagosur nga të shtënat.
Sipas mediave vendase, gratë që kanë humbur jetën mund të kenë punuar si kërcimtare në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Udhëheqësi i bandës së Santa Rosa de Lima, Jose Antonio Yepez Ortiz, i cili njihej me pseudonimin El Marro e kishte kthyer prej kohësh Guanajuato në një betejë të përgjakshme me kartelin e Jalisco. Ai u ndalua nga autoritetet, pasi akuzohet si përgjegjësi kryesori i shpërthimit të dhunës në vendin industrial dhe bujqësor.





