Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë së Krujës, pasi akuzohen se kanë kanosur punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së.
Të arrestuarit janë kushërinjtë B.Sh., 25 vjeç dhe A.SH., 39 vjeç, të dy me banim në Nikël. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Ndërkohë, E.Sh., 24 vjeç, i dënuari për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, i ishte caktuar të qëndronte në banesë, për shkak të situatës së COVID-19. Por, i riu ishte larguar nga shtëpia dhe u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve, duke i transportuar me makinë, për t’i shpëtuar kapjes së policisë.




