Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Harxhoni më pak dhe kënaquni më shumë/ 5 vendet e kampingut më të mirë në Shqipëri

2 Korrik 19:40

Pandemia botërore ka sjellë ndryshime jo vetëm në mënyrën si raportohemi me njëri-tjetrin, por dhe me mënyrën si përballojmë jetën. E ndërsa kufijtë janë ende të mbyllur për një pjesë të mirë të shteteve përreth nesh, kriza ekonomike ka bërë që të ketë një ndryshim plani dhe për sa i përket pushimeve.

Kështu që të paktën për një herë, sytë tanë janë rreth destinacioneve që ndodhen brenda kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Duke parë që pushimet do të jenë ndryshe, që largësia fizike do të jetë në qendër të vemendjes, pse mos të provojmë të eksperimentojmë diçka të re, në mes të ajrit dhe natyrës, duke provuar pushimet në kamping?

Patjetër që kampingu është një zgjedhje low cost, por të dhuron aventura të jashtëzakonshme, sepse je ne kontakt me natyrën dhe deti është pamja e parë që të shfaqet sa hap sytë. Prandaj nëse gjatë fëmijërisë, por dhe rinisë nuk keni qënë ndonjëherë në kamping, ka ardhur koha ta provoni këtë eksperiencë dhe t’i dorëzoheni shpirtit të aventurës.

 1. Kavajë- Kamping pa emër Kampingu pa emër ndodhet pranë zonë së Karpenit në Kavajë. Është i hapur gjithë vitin dhe shumë pranë bregut. Hapësira është e rrethuar më kodra jeshile, ullinj, pisha, bredha dhe pemë frutore. Pjesa më e bukur e këtij kampingu është ishulli i krijuar nga dora e njeriut, i lidhur me bregun më një platform prej druri, ideale për zhytje dhe banjo dielli. Kampingu ofron 40 kampera dhe 40 tenda bashkë me shërbimet sanitare moderne, restorantin dhe hapësirat e tjera të përbashkëta.

2. Kampingu në Jalë Ka qënë një nga të parët në Shqipëri dhe për shumë vite shembull për kampingjet e tjera. Ndodhet në fshatin Jalë, shumë pranë Himarës. Kampingu është i pozicionuar buzë detit nën hijen e ullinjve dhe portokajve që karakterizojnë këtë zonë. Në këtë kamping akomodimi bëhet në çadra me sfungjerë dhe çarçaf ndërkohë që mëngjesi dhe darka shërbehen në kamp. Në Jalë, përpos zbulimeve të plazheve private dhe të virgjëra, mund të shijohet jeta nënujore që është e pasur, por dhe jeta e natës e mbushur me aktivitete dhe festa.

3. Camping Farma Sotira ( Leskovik) Ferma ndodhet brenda parkut kombëtar Germenj-Shelegur dhe është në mes të pyjeve të pastra dhe të paprekura të juglindjes së Shqipërisë. Pyje, male spektakolare, livadhe të gjera dhe të egra, liqene afër fermës dhe një mori kafshësh të egra janë disa nga vlerat që ky kamp ka. Përpos shtëpizave të drurit, poshtë pemëve ka shumë vend për vendosjen e tendës, nëse preferoni të flini nën yje. Aksesi në energji elektrike, tualet, ujë dhe valë telefoni është e garantuar. Zona është e siguruar, dhe pijet, vallet, ushqimi organik dhe zjarri gjatë natës, janë të gjitha kujtime që do mbeten gjatë në memorien tuaj.

 4. Kamping Lake Shkodra Emri që meriton ky kamping është glamping, pikërisht sepse është më elitar . Tenda, shtëpi mbi pemë, shtëpiza prej druri, apo “kasolle bariu”, mund të flini ku të doni. Përpos ushqimit të mirë dhe të mrekullueshëm në këtë vend ju mund të vizitoni Shkodrën, Liqenin e Komanit, Thethin dhe Valbonën, të peshkoni dhe të shikoni varietet shpendësh. Mos harrojmë ushqimin, mish dhe peshk dhe perime organike të rritura vetë. Verë dhe pijë shqiptare për një aventurë të re dhe jo shumë të kushtueshme.

5. Kamping te Lumi i Shalës E keni menduar ndonjëherë si mund të jetë të bësh kamping në vendin më unik në një cep të Shqipërisë, nën mijëra yje, rreth miqsh, zjarr dhe tingujt kitarre ? Në një vend ku mungesa e valëve të telefonit të bëjnë ta harrosh teknologjinë dhe të zhytesh pa frikë në ujin e ftohtë të lumit që buron nga Bjeshkët e Namuna ? Lugina e Shalës është për më aventurierët që duan të ngjisin majat, eksplorojnë zonën lumore, dhe të shijojnë ngjitjen e majave përreth me natyrë spektakolare. Kujdes ky vend është për udhëtime të vogla dhe duhet patjeter rezervimi para nisjes.

Posted Under:
Lifestyle Sociale
Tagged:
Kamping

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që ka momentin ideal për zgjidhjen e halleve

më shumë...

Shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara deri më 12 qershor

më shumë...

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

9:46

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në...

9:32

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen...

9:07

Kush do të shpallet finalisti i parë?...

8:29

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve...

8:11

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju...

8:01

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar...

7:31

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si...

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.