Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar sërish në Gjykatën Kushtetuese presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, por këtë herë për “Nxitje dhe detyrimin e deputetit Haxhi Shala të Nismës Social Demokrate”, vota e të cilit ishte vendimtare për votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Sipas Vetëvendosje, presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, pasi vetëm pak minuta para votimit të qeverisë, deputeti Dhala njoftoi se kishte ndërruar mendje dhe votoi pro.
Më 3 qershor, presidenti Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishin takuar me deputetin Shala.
Por presidenti e cilësoi takimin thjesht si “këshillim”, dhe jo detyrim apo nxitje për të votuar pro qeverisë së Hotit.





