E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Kosova

Thaçi sërish në Kushtetuese/ Vetëvendosje: Detyroi deputetin të votonte pro qeverisë “Hoti”

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar sërish në Gjykatën Kushtetuese presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, por këtë herë për “Nxitje dhe detyrimin e deputetit Haxhi Shala të Nismës Social Demokrate”, vota e të cilit ishte vendimtare për votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Reklamë

Sipas Vetëvendosje, presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, pasi vetëm pak minuta para votimit të qeverisë, deputeti Dhala njoftoi se kishte ndërruar mendje dhe votoi pro.

Më 3 qershor, presidenti Thaçi  dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishin takuar me deputetin Shala.

Por presidenti e cilësoi takimin thjesht si “këshillim”, dhe jo detyrim apo nxitje për të votuar pro qeverisë së Hotit. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë