Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj bëri me dije se liderët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë me anë të një video-konference për pandeminë.
Përmes rrjeteve sociale, Cakaj deklaroi se për këtë çështje ka diskutuar edhe me homologun kroat.
“Ndërkohë, pata edhe një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grliç Radman, lidhur me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit 🇦🇱🇭🇷. Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të ngadhënjyer mbi COVID-19 sa më parë.”





