Një aksident ndodhi këtë të enjte në autostradën Fushë-Krujë-Milot.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gramëz, ku në aksident u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë.
Nga aksidenti u plagos një person, i cili u transportua në spital. Akoma nuk dihet pse ndodhi aksidenti.





