Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të...

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në...

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në...

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë,...

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë...

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”, Putin akuzon...

Hapja e negociatave/ PE thirrje Këshillit Evropian: Mos e vononi procesin, Ballkani i duhet BE-së

29 Janar 14:14

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla publikoi deklaratën e plotë të Parlamentit Evropian, ku i bëhet thirrje Këshillit të Evropës që të japë një mesazh politik të qartë dhe pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas PE-së, Samiti i Zagrebit që do të mbahet në muajin maj mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të kthyer kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe për ta afruar rajonin me pranë BE-së.

Deklarata e përbashkët:

“Ne, Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me Presidentin e Parlamentit Evropian dhe Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, i cili përfaqëson Presidencën kroate të Këshillit të BE-së,

  1. Rikonfirmojmë rolin kyç të parlamenteve për çuarjen përpara të axhendës së reformave të BE-së dhe për ruajtjen e aspiratës evropiane të popujve të Ballkanit Perëndimor;
  2. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian që të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bazuar ne plotesimin e kritereve te anetaresimit, dhe të japë një mesazh politik të qartë dhe pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe dhenien e statusit te vendit kandidat;
  3. Gjykojmë se Samiti i Zagrebit mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të kthyer kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe për ti dhënë këtij procesi një shtysë të re efektive përmes konkluzioneve konkrete që do ta çonin rajonin më pranë BE-së dhe do të garantonin qëndrueshmërinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor;
  4. Konfirmojmë angazhimin e plotë të parlamenteve tona për të marrë pjesë në reflektimet për një “qasje të re dhe shoqërisë civile; rikonfirmojmë se sundimi i ligjit është – dhe duhet të mbetet – një gur themeli i” ndaj zgjerimit, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më pranë qytetarëve procesit të anëtarësimit;
  5. Besojmë fort se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të Vendeve Anëtare të BE-së, dhe mund të sjellë pajtimin aq të nevojshëm në rajon;
  6. Gjykojmë që, ndërsa përgatitjet për Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës po ecin me shpejtësi, Ballkani Perëndimor Gjashtë duhet të jetë tërësisht i lidhur me punën e Konferencës;
  7. Jemi plotësisht të angazhuar të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë parlamentare dhe dimensionin parlamentar të procesit të zgjerimit, si dhe për të thelluar kulturën parlamentare, të bazuar në arritjen e konsensusit përmes një dialogu për qëllim të mirë, të hapur, gjithëpërfshirës dhe jo-konfrontues, i udhëhequr nga interesi për paqe të qëndrueshme; theksojmë rëndësinë e programeve për mbështetjen parlamentare dhe të ngritjes së kapaciteteve, të realizuara në nivel lokal dhe rajonal, të mbështetur nga Parlamenti Evropian;
  8. Besojmë se fuqizimi i parlamenteve është një pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit, pasi vetëm parlamentet e fuqizuara dhe efikase, me kultura të forta të dialogut gjithëpërfshirës dhe arritjes së konsensusit, mund të jenë motorë të vërtetë dhe efektivë të reformave.

Së fundmi, ne, Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, me mbështetjen e plotë të Presidentit të Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Parlamentit te Kroacise, i cili perfaqeson Presidencen kroate te Keshillit te BE-se, angazhohemi për të drejtuar parlamentet tona përkatëse në këtë rrugëtim dhe të ndihmojmë për të krijuar një moment të ri politik në procesin e zgjerimit që i përgjigjet pritshmërive të të gjithë qytetarëve tanë.

Posted Under:
Politike
Tagged:
BE Këshilli Evropian negociatat Parlamenti Evropian

Nga e njëjta kategori

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në tryezë 5 kapituj të rinj të negociatave

më shumë...

Zbulohet data, ja kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE

më shumë...

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

më shumë...

“Nuk ka një plan B”, Rama nga Japonia: Shqipëria më afër se kurrë me BE, integrimi është ekzistencial për ne

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

10:04

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as...

9:53

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën...

9:38

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e...

9:01

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime!...

8:35

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka...

7:52

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...

7:35

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund...

7:13

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin...

6:56

Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët përhapen...

6:09

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false...

5:52

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike...

5:34

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”,...

5:06

Tragjedi në Itali! 22-vjeçari shqiptar humb jetën...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion lufta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.