Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje në Dragushë të Lezhës.
Një 54 vjecar me iniciale B.L, është arrestuar në flagrancë për dhunë në familje.
Vazhdimisht ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.
Dje bashkëshortja e autorit ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit pasi 54 vjecari po kërcënonte se do ta vriste .
Efektivet shkuan shpejt në banesë duke parandaluar një krim të rëndë në familje/
Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë.
Vec dhunës në familje, shtetasi B.L, do të gjykohet edhe për “Armëmbajtje pa leje”.





