Zoran Zaev mëngjesin e kësaj të premteje ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe sot në kuvend duhet të konstatohet dorëheqja e tij.
Zaev në është shprehur se pas nënshkrimit shpreson që dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike.
“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”.
Gjithashtu pritet që deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.





