Pritshmeria per SPAKUN eshte e larte, por opozita ka nje arsye me shume per te mbështetur strukturën e posaçme qe do te luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar; dhe kjo arsye janë zgjedhjet.
Nje prej figurave kryesore te PD, Oerd Bylykbashi shpjegon se sipas ndryshimeve te 2017 shit blerja e votes eshte korrupsion zgjedhor e ndiqet pikërisht nga SPAKU.
Ka qene nje pritshmeri e hershme qe duke e kthyer ne korrupsion zgjedhor qe e bëme ne vitin 2017 SPAKU te marre dhe te godasë ashper kete fenomen. Vonesa per kaq vite nuk është faji i Spakut, eshte faji i atyre qe bllokuan Spakun qe 3 vite pas miratimit te mos ngrihej. Tani përtej te gjitha brohoritjeve ne lidhje me Spakun eshte nje detyrim dhe nje barre e rende qe bie mbi kete strukture per te treguar qe është jashtë kapjes politike, te asaj politike qeveritare qe ka çuar ne përfshirjen e krimit te organizuar ne fenomenin masiv te shitblerjes se votës.
Jo vetëm shitblerja e votës, por edhe manipulimi i listave te zgjedhësve apo presioni mbi administratën jane per PD probleme qe nuk i rregullon dot duke ndryshuar kodin zgjedhor, e per kete arsye partia demokratike mendon se reforma elektorale duhet te jete me e gjere
Kodi Zgjedhor dhe kodi penal i ndalon, por kemi pasur mosndëshkim te krimeve zgjedhore, kemi pasur abuzim me burimet shtetërore nga qeveria qe është e ndaluar kemi pasur presion mbi zgjedhësit e veçanërisht mbi zgjedhësit ne administrate qe gjithashtu eshte e ndaluar nga Kodi Zgjedhor e Kodi Penal, pra ajo qe duhet te garantojmë ne jane standardet e procesit zgjedhor.
E ndersa komisioni parlamentar per reformën ka mbyllur te gjithe pjesen e rekomandimeve te OSBE ODIHR, PD kerkon nje reforme konsensuale.
Nese mazhoranca do te kishte gadishmerine qe te pranonte nje mekanizëm i cili do ti jepte legjitimitetin politik qe i mungon atij parlamenti ne do te kishim te mundur qe te kishim nje produkt konsensual ne kohe te shkurtër per te arritur cfare? Per te arritur ate qe eshte kusht tashme jo vetem i Bundestagut, por eshte pjese e kushteve qe be vendos mbi Shqipërinë nese vendosen te hapen negociatat. Reforme zgjedhore konsensuale te testuar ne zgjedhje.
Ndersa ne lidhje me sistemin elektoral, nje kërkese e hershme e aleateve te saj, qëndrimi i PD është i qarte.
Nje dite me pare gjate mbledhjes se kryesisë se PD, lideri i opozites Lulzim Basha deklaroi se pas festive opozita do te kete gati draftin e saj te reformës nderkohe qe i beri apel mazhorances qe mos bllokoje procesin e te miratoje brenda muajit janar reformën zgjedhore per ti hapur rruge zgjedhjeve te parakohshme





